Humbni 2 kg çdo tri ditë

  • 29 June 2015 - 08:29
Humbni 2 kg çdo tri ditë

Ekspertët preferojnë që, para përdorimit të kësaj diete, të blini mjaltë të kualitetit të lartë.

Dita e parë

Kafjalli: 2 të kuq të vezëve përzieni me një lugë mjaltë. Pini edhe çaj apo kafe me limon, por pa sheqer.

Dreka: 100 g djathë,  50 g karota të ziera, 50 g brokoli të zier, 50 g lulelakër të zier

Të gjithë këta përbërës bluani mirë e mirë.

Darka: një pjatë supë të kthjellët me perime, një rriskë buke integrale dhe 1 mollë, apo dardhë.

Para se të bini, pini çaj me limon.

Dita e dytë

Kafjalli: sikur ditën e parë.

Dreka: Bëjeni një krem nga një ve e zier lehtë, një lugë mjaltë dhe 100 g djathi të ri. Me këtë shujtë pini çaj, apo kafe, me limon.

Darka: 150 g mish peshku, apo pule, pak sallatë perimesh dhe çaj me limon.

Dita e tretë

Kafjalli: sikur ditën e parë + një mollë.

Dreka: 50 g djathë, një rriskë buke të thekur dhe një enë perime të freskëta, me limon.

Darka: 300 g perime të ziera, një ve lehtë e zier dhe një filxhan çaj me një lugë mjaltë.

Vërejtje: Çdo ditë duhet ta hani nga një gjysmë limoni! (Kosova Sot)