Tretmani për të cilin flitet shumë: Masazh, kompresa dhe konsumim i urinës për trup dhe lëkurë të bukur

  • 04 December 2016 - 17:12
Tretmani për të cilin flitet shumë: Masazh, kompresa dhe konsumim i urinës për trup dhe lëkurë të bukur

Urea në kremra është fakt mirë i njohur në kozmetikë. Kjo substancë nga urina e zbut lëkurën, pastron poret, heq aknet dhe lëkurën e bën më të bukur. Por, a keni dëgjuar për urinoterapinë? Efekti pozitiv i urinës në shëndet dhe bukuri njihet tash e mijëra vite në mjekësinë alternative. Konsumimi i urinës personale, masazhi me urinë ose kompresat janë pjesë e praktikës për shërimin e plagëve, dëmtimeve të lëkurës, shërimin e diabetit, astmës, gurët në veshka dhe shumë sëmundje të tjera, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ekspertët konsiderojnë se përmban proteina, minerale, enzima dhe hormone të nevojshme për vetë-shërimin e shumë sëmundjeve. Kështu, ekspertët sugjerojnë se kompresat me urinën sterile në mëngjes, mund ta përdorin personat që vuajnë nga dermatiti, ekzema dhe psoriaza.

URINOTERAPIA SI METODË E VETËSHËRIMIT

Shumë mjekë sugjerojnë urinoterapinë për masazh, në mënyrë që helmet të hedhen jashtë përmes lëkurës, e thuhet se mund ta futni edhe në hundë, në mënyrë që të pastrohen hundët e bllokuara. Një pjesë e mjekëve kanë dëshmuar se shpëlarja e fytit me të largon dhimbjen e dhëmbit dhe dhimbjet e kokës. 

(Kosova Sot)