Katër simptomat e çuditshme dhe trajtimi i tyre

  • 03 July 2015 - 14:13
Katër simptomat e çuditshme dhe trajtimi i tyre

Fryrja e stomakut, dridhja e duarve, vijat nën thonjtë e duarve dhe dhimbjet e vazhdueshme në krahë mund të jenë thjesht diçka normale, mirëpo nganjëherë ato mund të jenë simptoma, që alarmojnë për ndonjë rrezik potencial. Më poshtë mund të gjeni shpjegimet për këto fenomene

Fryrja e stomakut

Nëse vuani nga fryrja e stomakut, atëherë më shumë gjasë keni probleme me tretjen. Në fakt, fryrja e stomakut tek femrat mund të vijë si pasojë e një sërë faktorësh, në mesin e të cilëve janë: konsumimi i ushqimeve të yndyrshme, afrimi i kohës së ciklit mujor apo edhe mbledhja e gazrave në stomak. Zgjidhja për këtë problem është konsumimi i racioneve më të shpeshta gjatë ditës, pra, hani shpesh e nga pak. Një tjetër zgjidhje mund të jetë konsumimi i jogurtit bashkë me ushqimet ditore, mirëpo gjëja më e rëndësishme është të hani ngadalë.

Dridhja e duarve

Dridhja e duarve zakonisht vjen si pasojë e mungesës së gjumit apo konsumimit të tepërt të kafesë. ‘Pyetja e parë që unë ua shtroj pacientëve, që kanë probleme me dridhje të duarve, është nëse ata konsumojnë shumë kafeinë’, ka thënë neurologu Orly Avitzur. Mirëpo, dridhja e duarve mund të vijë thjesht  si pasojë e ndonjë nervoze apo stresit të tepërt. Një problem shumë më i madh është që dridhja e duarve mund të jetë simptomë e ndonjë çrregullimi neurologjik, kështu që, nëse dridhja e duarve vazhdon t’ju shqetësojë edhe pasi ta keni reduktuar kafeinën, bëni mirë të shkoni për kontroll mjekësor.

Dhimbja e vazhdueshme në krahë

Përdorimi i kompjuterit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dhimbje të krahëve, për shkak të pozicionimit të duarve. Për të shmangur një problem të tillë, është e rëndësishme që për çdo orë të punës në kompjuter të ngriheni dhe të ecni për 5-10 minuta. Gjithashtu, është mirë nëse arrini që tri herë në javë të bëni ushtrime të lehta të duarve, për t’u çliruar nga dhimbjet në krahë. Një tjetër arsye pse vazhdoni të keni dhimbje në krahë, mund të jetë edhe mbushja me lëngje e disa qeskave shumë të vogla, identifikimin e të cilave mund ta bëjnë vetëm profesionistët.

Vijat e zeza nën thonjtë e duarve

Zakonisht, shenjat në pjesën nën thonjtë e gishtave të duarve shfaqen si pasojë e kurthimit të gjakut në mes të thonjve dhe lëkurës. Ky fenomen cilësohet si një hemorragji e vogël, e cila kalon vetvetiu brenda disa muajve. Mirëpo, këto shenja mund të jenë simptomë e kancerit në lëkurë, i cili zhvillohet në pjesët e lëkurës që janë të ekspozuara për së tepërmi. Ky lloj kanceri i lëkurës njihet si melanoma dhe duhet të largohet menjëherë pas identifikimit.

(Kosova Sot)