Bëjeni vetë çajin që largon aromën e keqe nga goja!

  • 03 July 2015 - 16:25
Bëjeni vetë çajin që largon aromën e keqe nga goja!

Shmangini lëngjet agresive për shpëlarjen e gojës dhe përkujdesuni ta bëni gllënjkën natyrale, e cila largon aromën e keqe nga goja. Me pastrimin e rregullt të dhëmbëve, pastrimin e thellë të gojës, ju ndikoni në mbajtjen e higjienës së gojës. Edhe pse ekzistojnë shumë lloje të pijeve që thonë se largojnë aromën e keqe nga goja, duhet t’i shmangni ato. Gjethet e gjelbra të majdanozit dhe ngjyra e gjelbër e tyre, e pasur me klorofil, janë luftuesi më i madh i aromës së keqe. Edhe pse përtypja e gjetheve të majdanozit sugjerohet të bëhet menjëherë pas ushqimit, çaji nga majdanozi është më praktik.

Përbërësit:

    - gjethe të freskëta të majdanozit,

    - ½ e litrës së ujit.

Përgatitja:

Në një enë vendoseni ujin dhe shtojani majdanozin e copëtuar, e më pas e mbuloni enën dhe e lini të zihet për pesë minuta. Më pas e ftohni dhe e përdorni pas secilës shujtë. (Kosova Sot)