Përbërësit më të mirë për të pastruar arteriet e bllokuara

  • 10 January 2017 - 19:37
Përbërësit më të mirë për të pastruar arteriet e bllokuara

Mbajtja e pastër e arterieve është shumë e rëndësishme.Bllokimi i arterieve nuk ka simptoma të caktuara dhe mundet të shkaktojë dëme serioze.Bllokimi i arterieve shkakton hemorragji,sulm në tru,sëmundje të zemrës,sëmundjen koronare,që njihet ndryshe edhe si "vrasësi i qetë".Lajmi i mirë është se bllokimi i arterieve mund të shmanget. Kjo falë disa nutrienteve esenciale që ndihmojnë në pastrimin e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

QUMËSHTI I HUDHRËS

Hudhra përmban substanca sulfuri dhe antioksidues. Reduktojnë sasinë e lipoideve në muret e arterieve. Kjo i zgjeron enët e gjakut dhe shton qarkullimin e gjakut PËRBËRËSIT: • 3 thelpinj të hudhrës; • 1 gotë qumësht (250 ml). PËRGATITJA: Shtypeni hudhrën. Hudhrën dhe qumështin i hidhni në një enë. Qumështin e vloni. Përzieni gjithmonë. E lini të ftohet. E pini para se të shkoni në shtrat. 

Image

MJALTI I ARTË

Mjekësia popullore përzierjen e shafranit, mjaltit dhe qumështit e quan "mjalti i artë". Kjo përzierje është e pasur me antioksidues për përbërës që luftojnë inflamacionet. Konsumimi i mjaltit të artë në bazë të rregullt parandalon mpiksjet në gjak. PËRBËRËSIT: • 1 lugë shafran të grirë (5 gramë); • 1 lugë mjaltë (25 gramë); • 1 gotë qumësht të ngrohtë (200 ml). PËRGATITJA: Shtoni shafranin në qumështin e ngrohtë. E ëmbëltoni me mjaltë. E pini një ose dy herë në ditë. Duhet ta konsumoni së paku tri herë në javë. 

Image

SPECAT PIKANTË

Specat pikantë posedojnë substancën e quajtur kapsiacinë. Kjo ndihmon në shmangien e oksidimit të kolesterolit të keq në enët e gjakut. Po ashtu përmbajnë antioksidues që luftojnë efektin e dëmshëm të radikalëve të lirë. Gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës. PËRBËRËSIT: •1/2 e lugës speca të bluar pikantë (2 gramë); •1 gotë ujë të ngrohtë (250 ml). PËRGATITJA: E vloni ujin, shtoni specat pikantë. E lini të pushojë për disa minuta. E pini disa herë brenda ditës. E pini për dy javë, në mënyrë që të merrni efektin më të mirë pastrues. 

Image

XHENXHEFILI

Rrënja e xhenxhefilit është ilaç shtëpiak kundër inflamacioneve. Shton qarkullimin e gjakut dhe redukton oksidimin e kolesterolit të keq. Substancat e tij reduktojnë rrezikun për bllokim të artereve, që shkakton sëmundje të zemrës. PËRBËRËSIT: •1 lugë xhenxhefil të bluar (5 gramë); •1 gotë ujë të nxehtë. PËRGATITJA: Shtoni xhenxhefilin në ujin e vluar. E lini të përzihet për 5 minuta. Përzieni ujin, le të ftohet pak dhe e pini 3 herë në ditë. Sasinë e njëjtë e pini çdo ditë, së paku tri javë rresht.

Image

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë ilaçi më i mirë për shëndetin e zemrës dhe kundër inflamacioneve. Aminoacidet e veçanta pastrojnë yndyrat e dëmshme dhe pastrojnë arteriet. Po ashtu parandalojnë forcimin e arterieve si pasojë e oksidimit. PËRBËRËSIT: •2 lugë fara të lirit (20 gramë); •1 gotë ujë të nxehtë (200 ml). PËRGATITJA: Shtoni farat e lirit në ujë dhe i lini gjatë natës. Ditën vijuese, përzieni ujin dhe epini për mëngjes. E pini këtë përzierje çdo ditë, për një muaj rresht. 

(Kosova Sot)