Lëngjet me kanellë, që përshpejtojnë metabolizmin

  • 11 January 2017 - 15:16
Lëngjet me kanellë, që përshpejtojnë metabolizmin

Kanella e ngroh trupin dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Po ashtu ndihmon te humbja në peshë. Ja disa lëngje me këtë erëz, që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe e përshpejtojnë metabolizmin,transmeton gazeta Kosova Sot.

LËNGU ME MJALTË

Hidhni gjysmë lugë kanellë në një gotë ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini të rrijë për gjysmë orë. Shtoni një lugë mjaltë dhe përzieni. Pini këtë lëng 2 herë në ditë - në mëngjes në lukth të thatë dhe natën para gjumit.

KEFIR ME XHENXHEFIL

Merrni një gotë jogurt pa yndyrë dhe shtoni gjysmë lugë kanellë. Në jogurt shtoni spec të bluar dhe pak xhenxhefil të grirë. Përbërësit i përzieni. Ky lëng mund ta zëvendësojë drekën ose darkën

ÇAJ ME KANELLË DHE XHENXHEFIL

Për përgatitjen e çajit me kanellë i dobishëm është çaji i zi. Përgatisni çajin e zi dhe ia shtoni gjysmë lugë kanellë, 30 gr xhenxhefil të bluar dhe vanilje sipas shijes.

"MILKSHAKE"

Përzieni në blender 5-6 fruta të malit me një lugë kanellë dhe 200 ml qumësht. Lëngut ia shotni edhe arrat e bluara ose badem.

KAFE ME QUMËSHT DHE KANELLË

Përzieni 100 ml qumësht me një lugë kafe dhe një lugë kakao dhe shtoni 1 lugë kanellë. Mund t'ia shtoni pak mjaltë.

(Kosova Sot)