Simptomat e shpeshta, që i injorojmë, mund të jenë shenjë e sëmundjeve serioze - Shëndetësia - Kosova Sot
Simptomat e shpeshta, qė i injorojmė, mund tė jenė shenjė e sėmundjeve serioze

Simptomat e shpeshta, qė i injorojmė, mund tė jenė shenjė e sėmundjeve serioze

Zgjoheni me dhimbje fyti, në trup hasni njolla të kuqe dhe zakonisht mund të vini në përfundim se është pasojë e ushqimit që keni konsumuar. Për fat të keq, disa simptoma nuk identifikohen. Prandaj, shpeshherë jemi të prirë t'i injorojmë disa probleme, që është e vështirë të diagnostikohen. Thjesht, pasi që janë të paqarta dhe në këtë mënyrë sugjerojnë se nuk janë aq serioze. Por, a është pikërisht ashtu? Në bazë të kësaj, pa marrë parasysh nëse problemi është i paqartë, duhet ta kuptoni seriozisht

OREKSI I PANGOPUR

Shkaktarët e mundshëm: Janë tri sëmundje që karakterizohen me oreksin. Sëmundja e sheqerit, hipertireodizmi (gjëndra tiroide tepër aktive) dhe depresioni. Nëse krahas oreksit e pranishme është edhe etja dhe urinimi i shpeshtë, atëherë mund të vuani nga sëmundja e sheqerit. Nëse përkundër oreksit të shëndoshë humbni në peshë, nëse ndiheni nervoz dhe nuk e duroni të ngrohtët - ndoshta shkaktar është hipertireoidizmi. Nëse jeta dhe mjedisi që ju rrethon nuk ju intereson, nëse miqtë i konsideroni të mërzitshëm dhe keni humbur interesimin për seks - ndoshta vuani nga depresioni. Veprimi më i mirë: Nëse me të vërtetë jeni të uritur gjithë kohës, këshilloni mjekun. Të njëjtën bëjeni nëse hani, prandaj ndiheni të dëshpëruar, shkruan gazeta Kosova Sot.

NDJESHMËRIA NDAJ TË FTOHTIT

Shkaktarët e mundshëm: Duart ose shputat e ftohta ose ndjeshmëria ndaj të ftohtit zakonisht i përshkruhet qarkullimit jo të mirë. Mirëpo, nëse personi njëkohë- sisht nuk ka ënjtjeje të këmbëve, ngërçe në muskuj ose nuk ndien dhimbje gjatë ushtrimeve trupore, atëherë qarkullimi jo i mirë nuk është problemi. Njerëzit që gjithmonë ankohen se kanë të ftohtë, zakonisht janë të dobët. Nëse personi është i ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe nëse ndien plogështi, lodhje, e fytyrën e ka të fryrë, të ënjtur, ekziston mundësia që vuani nga hipotireoidizmi (puna jo e mjaftueshme e gjëndrave tiroide). Veprimi më i mirë: Për personat e dobët që ndiejnë të ftohtë nuk ka ilaç. Mbani veshje më të trashë dhe rrini nëpër hapësira të ngrohta, kjo është strategjia më e mirë. Nëse dyshoni në hipotireodizëm, këshilloni mjekun.

MOSDURIMI I TË NGROHTIT

Shkaktarët e mundshëm: Niveli i padurueshmërisë ndryshon. Mirëpo, njerëzit me mbipeshë më shpesh e kanë këtë problem. Shtresat e indit yndyror pamundësojnë që organizmi të lirojë po aq ngrohtësi sa është e zakonshme. Shkaktari i këtij problemi mund të jetë hipertireoidizmi. Disa ilaçe mund të shkaktojnë pandurueshmërinë ndaj të ngrohtit, sidomos te njerëzit që merren me ushtrime të shumta fizike. Konsumimi i alkoolit po ashtu mund të shkaktojnë ndjeshmërinë ndaj të ngrohtit. Veprimi më i mirë: Humbja në peshë mund të ndihmojë te personat me mbipeshë. Nëse dyshoni në ilaçe apo në hipertireoidizëm, këshilloni mjekun.

ËNJTJET

Shkaktarët e mundshëm: Ënjtja mund të jetë shenjë e grumbullimit të lëngjeve në organizëm, që është e shpeshtë në këmbë dhe shputa, sepse gravitacioni tërheq lëngjet poshtë. Herë pas here, edhe ushqimi i pasur me shumë kripë është shkaktar i ënjtjeve. Te femrat grumbullimi i lëngjeve zakonisht ndodh 7 deri 10 dirë para ciklit menstrual ose në gjysmën e dytë të shtatzënisë. Mirëpo, në shumë raste nuk ka shkas të njohur për këtë grumbullim të lëngjeve. Duket se personat me mbipeshë janë më të prirë për këtë. Alkoolistët kronikë me mëlçi të dëmtuar, pastaj të sëmurët nga veshkat, shpeshherë i përcjellë grumbullimi dhe ënjtjet në trup. Ënjtjet e forta, përcillen me shtypje të lartë të gjakut, mund të jenë shenjë serioz i komplikimeve të shtatzënisë. Veprimi më i mirë: Shërimi standard i problemeve të tilla është aplikimi i diuretikëve - tableta për shtimin e urinimit. Natyrisht, ato i përshkruan mjeku. Në ushqim duhet reduktuar kripën. Ata me mbipeshë duhet të dobë- sohen. Alkoolistët duhet të ndalojnë me pijen. Nëse është shtatzënia e pranishme - vizitoni gjinekologun.

(Kosova Sot) 

9 orë e 15 minuta më parë