Humbni në peshë me supat e ftohta me pjepër

  • 11 January 2017 - 20:10
Humbni në peshë me supat e ftohta me pjepër

Nëse po tentoni të humbni në peshë, provoni këto supa të ftohta me pjepër. Janë shtesë e shkëlqyeshme në shujtat tuaja.Tashmë e dini se pjepri është perime e pasur me ujë, me fibra e minerale.Të gjitha perimet mund t'i shtoni në supë. Ne ju ndajmë disa receta për përfshirjen e pjeprit në supë të ftohtë, transmeton gazeta Kosova Sot.

SUPË E FTOHTË ME PJEPËR DHE MENTË

Kjo konsiderohet si supa me e mirë me pjepër. Tretet lehtë dhe lehtëson muskujt e tensionuar dhe dhimbjet 1 gotë pjepër (200 gramë) 1/2 e gotës qumësht tërshëre (100 ml) Pak piper të bardhë 1 lugë mentë të freskët (5 gramë) 5 lugë karota të copëtuara Përgatitja: Së pari, merrni pjeprin. E preni në pjesë. Për një person ju rekomandojmë një gotë (200 - 250 g). Më pas, qëroni dhe copëtoni karotën. Pesë lugë janë krejt çfarë ju duhet. Në blender, shtoni pjeprin, qumështin e tërshërës dhe mentën. I përzieni. Më pas, ftoheni supën në frigorifer për disa minuta. Kur ta shërbeni, hidhni pak piper të bardhë në majë dhe shtoni karotat.

Image

SUPË E FTOHTË ME PJEPËR DHE TRANGULL 

Kjo supë është e lehtë dhe detoksuese. Kjo është fantastike për ditët, kur kemi të bëjmë shumë në mëngjes. Nëse keni konsumuar darkë të rëndë dhe ndiheni rëndë në stomak, kjo është shujta e duhur për ju Përbërësit: 1/2 e gotës pjepër (100 gramë) 1/2 e gotës tranguj (100 gramë) 3/4 e gotës ujë të ftohtë (150 ml) 1 lugë uthull molle (10 ml) Pak piper të bardhë Disa gjethe të mentës Përgatitja: Së pari qëroni trangujt. Copëtoni trangujt dhe pjeprin, në mënyrë që përzierja të jetë më e lehtë. Në blender, shtoni ujin, pjeprin dhe trangujt. I përzieni derisa të trashet, e më pas e shërbeni. Para se ta shërbeni shtoni uthullën e mollës dhe piperin në majë. Zbukurojeni me gjethe të mentës. 

Image

SUPË E FTOHTË ME PJEPËR DHE SPEC TË KUQ 

Përbërësit: 1 e 1/2 e gotës pjepër (300 g) 1 piper 2 lugë spec të kuq (20 gramë) 3 lugë qepë (30 gramë) 2 rriska bukë bajate 1 lugë vaj ulliri (16 gramë) Përgatitja: Në fillim pastroni të gjithë përbërësit. Copëtoni pjeprin dhe specat. Në blender, përzien pjeprin, specat e freskët, qepët, rriskat e bukës dhe vajin e ullirit. E përzieni derisa të bashkohen përbërësit. E ftohni në frigorifer dhe e shërbeni të ftohtë. Shtoni spec të kuq dhe piper të bardhë.

Image

 

(Kosova Sot)