Si ta detoksikoni organizmin në mënyrën më të duhur?

  • 12 January 2017 - 08:41
Si ta detoksikoni organizmin në mënyrën më të duhur?

Pastrimin e organizmit më së miri është ta bëni dy herë brenda vitit, në mënyrë që ta përmirësoni organizmin. Pastrimi i organizmit nevojitet të bëhet për ekuilibrin e brendshëm dhe të jashtëm të organizmit, atëherë kur na duket se po humbin kontrollin mbi organizmin. Me këtë rast, duhet përmbajtur disa rregullave që ju nevojiten për "shkarkimin" e organizmit.,transmeton gazeta Kosova Sot.

ZVOGËLOJENI KONSUMIMIN E USHQIMIT TË FORTË

Detoksikimi zakonisht kërkon zvogëlimin e ushqimit të fortë dhe hedhjen jashtë nga menyja të ushqimit të caktuar, me ç'rast do të zvogëloni ngarkimin e traktit tretës. Për kafjall sugjerohen shujta të lëngshme dhe pije me pemë e perime.

BËNI 12 ORË PAUZË MIDIS DARKËS DHE KAFJALLIT

Shumë nutricistë thonë se mbajtja e peshës së shëndetshme kërkon pauzë 12 orë midis darkës dhe kafjallit, në mënyrë që organizmi të mos ngarkohet orëve kur nuk jemi aktivë. 

ZVOGËLIMI I THARTIRËS SË ORGANIZMIT

Shkas i shumë sëmundjeve dhe rënia e imunitetit fshihet në organizmin me thartirë. Në ushqime të tilla bien ushqimi i përpunuar dhe i skuqur, ëmbëlsirat, orizi i bardhë, lëngjet e pemëve të ëmbëltuara, mielli, pijet e gazuara dhe alkoolike.  

(Kosova Sot)