Si ta mësoni fëmijën të ushqehet shëndetshëm?

  • 15 January 2017 - 08:13
Si ta mësoni fëmijën të ushqehet shëndetshëm?

Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm në fëmijëri është i rëndësishëm për rritje adekuate dhe zhvillim. Mirëpo, imponimi obsesiv i ushqimeve të shëndetshme mund të ketë kundërefekt, marrë parasysh se për fëmijët "pemët e ndaluara janë më të ëmblat". Kontrollimi i tepërt i ushqimeve te fëmijët që ata i konsumojnë, imponimi i ushqimit të shëndetshëm dhe ndalimi i disa ushqimeve të caktuara ndikojnë që fëmijët shpejt të urrejnë një ushqim të imponuar, imponuar nga prindërit.,raporton Gazeta Kosova Sot

Pikërisht është ky kundër-efekt, tek i cili nuk duhet të vijnë. Nga fëmijëria e hershme fëmijëve duhet zgjuar ndërgjegjen rreth ushqimit të shëndetshëm dhe të punohet në atë mënyrë që më pas ata vet të zgjedhin pemë dhe perime, në vend të ëmbëlsirave dhe ushqimit të shpejtë. Nëse fëmija nuk dëshiron të konsumojë kafjall ose të konsumojë perime të gjelbra, nuk duhet ta shtyni në këtë. Pos kësaj, nevojitet të rregullohen shujtat, t'ju shërbehet ushqim i shëndetshëm dhe i dëmshëm, në mënyrë që fëmijët vet të zgjedhin. Me rëndësi është të ketë lidhje të mirë ndaj të gjitha llojeve të ushqimeve, të mos e quajmë të dëmshëm apo të shëndetshëm. Silluni ndaj ushqimit në atë mënyrë që fëmija vetë t'i përqafojë këto shprehi.

(Kosova Sot)