6 mite për shëndetin, që nuk janë të vërteta

  • 15 January 2017 - 18:06
6 mite për shëndetin, që nuk janë të vërteta

Për shëndetin dimë shumë rregulla, të paktën ashtu mendojmë ne, edhe pse shkenca na ka dëshmuar se nuk janë krejt të vërteta. Në vijim ju paraqesim gjashtë mitet më të shpeshta për shëndetin, që nuk gjejnë mbështetje në shkencë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

NGA UJI I FTOHTË MUND TË FTOHENI

Ky është miti më i vjetër, i cili aspak nuk është i vërtetë. Në fakt, ka më shumë gjasa që të sëmureni nëse gjendeni në një dhomë të ngrohtë me një person të infektuar, sesa të dilni përjashta pa doreza dhe kapelë. Mirëpo, shumë studime kanë vërtetuar që zvogëlimi i temperaturës trupore sjell dobësimin e sistemit imun. 

Image result for watching tv too close

NËSE ULENI AFËR TV DO TA DËMTONI SHIKIMIN

Me siguri nëna ju ka thënë se nuk duhet të uleni tepër pranë ekranit televiziv, sepse do ta dëmtoni shikimin. Shkencëtarët pohojnë se në këtë nuk ka shumë të vërteta. Drita e vetme, që është vërtetuar se ju dëmton sytë, është drita e diellit, apo ajo laserike. Mirëpo, nëse uleni pranë ekranit mund t'i dëmtoni muskujt e syrit, që më pas shkakton dhimbje koke. 

Image result for swimming

MOS NOTONI NJË ORË PAS USHQIMIT!

Shumica e njerëzve do të presin së paku një orë pas shujtës për t'u hedhur në ujë. Ky është edhe një tjetër mit me të cilin na kanë mësuar që nga vegjëlia, por nuk ekzistojnë fakte shkencore për këtë. Natyrisht që secili aktivitet fizik më vështirë bëhet kur stomaku është plot, por nëse planifikoni të notoni, atëherë prisni një orë, përndryshe, mund të hidheni në ujë kur të dëshironi. 

Image result for qamqakez

NEVOJITEN SHTATË VITE QË ÇAMÇAKËZI TË TRETET!

Me siguri ju ka ndodhur ndonjëherë që ta përpini çamçakëzin. Ka shumë gjasa që atëherë ju kanë thënë se ju nevojiten së paku shtatë vite që ajo të copëtohet. Por, nuk ekzistojnë fakte për këtë. Në fakt, çamçakëzi nuk tretet, por kalon përmes trupin, pa qëndruar gjatë. Pra, mos u brengosni, ai çamçakëz që moti ka dalë nga trupi juaj. 

Image

KAFEJA JU KTHJELL

Asgjë, e asnjë kafe magjike nuk mund t'ju kthjellë ashtu. Nëse mendoni se mund të uleni pranë timonit edhe nëse keni pirë ndonjë gotë më shumë, vetëm pse keni pirë një filxhan me kafe të fortë, mendojeni përsëri. Kafeja nuk mund t'ju kthjellë dhe nuk mund ta ndryshojë përmbajtjen e alkoolit në gjakun tuaj. 

Image

DUHET KONSUMUAR TETË GOTA UJË

Lirisht mund t'i konsumoni tetë gota me ujë, por kjo nuk është gjithmonë e domosdoshme. Në fakt, një nga studimet e para që e kishte pohuar këtë kishte qenë sponsorizuar nga një fabrikë e ujit mineral. E vërteta është se duhet të pini ujë aq sa keni nevojë. Nuk duhet të vërsuleni vetëm pse një studim e ka pohuar këtë. Mungesa e ujit dehidron, por uji tepricë po ashtu ju dëmton.

(Kosova Sot)