Shkaku i këtyre ushqimeve nuk do të keni bark të rrafshët

  • 15 January 2017 - 18:39
Shkaku i këtyre ushqimeve nuk do të keni bark të rrafshët

A keni telashe me fryrjen e stomakut dhe me gazrat, dhimbjet në hapësirë të barkut, por edhe me tingujt e çuditshëm që i lëshojnë zorrët tuaja? Për ta parandaluar këto simptoma, duhet të anashkaloni këto ushqime, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

BROKOLI, LAKËR DHE LAKËR JESHILE

Kur këto perime të zihen mirë, treten lehtë, e nëse është detyrimisht në menynë tuaj, kjo është zgjedhje reale. Mirëpo, sugjerohet që dy deri tre ditë para një ngjarjes së rëndësishme thjesht shmangini. Në fakt, ky grup i ushqimeve liron gazra dhe shkakton fryrje. 

Image

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Është e mundur që laktoza në prodhimet e qumështit nuk ju shkon për shtati, dhe shkakton fryrje. Nëse nuk jeni të sigurt nëse qumështi nuk ju përshtatet apo jo, më së miri të provoni që për një javë t'i shmangni nga ushqimi, dhe të shikoni si ju reagon organizmi. 

Image

MOLLËT

E dimë se mollët janë pema më e shëndetshme, por përpos sasisë së madhe me fibra, përmban edhe sorbitol - lloj i sheqerit që disa njerëz mezi e tretin. Prandaj, nëse dëshironi të jeni të sigurt se nuk do të fryheni si balon, shmangini mollët në një ditë. 

Image

KRIPA

Ushqimi shumë i njelmët shkakton mbajtjen e ujit në trup, që edhe më tutje për pasojë ka stomak të fryrë dhe të butë, madje edhe një ditë më parë nuk e keni pasur. Nëse e keni tepruar me konsumimin e kripës, neutralizoni këtë efekt duke pirë sasi të madhe të ujit. 

Image

USHQIMI I SHPEJTË DHE I NGRIRË NË KAFJALL

Shpeshherë duket si një nga metodat më praktike, por ushqimi i shpejtë dhe pjekurinat nga furrat janë diçka që e shkatërrojnë organizmin tuaj. Kryesisht ushqimet e tilla janë përplot me natrium, që është shkaktar i fryrjes dhe vështirë se do ta hiqni atë ndjenjë për më pak se 24 orë. 

Image

BISHTAJAT

Bizelet, lenta, fasulja… Nuk është fshehtësi se sa të shëndetshme janë këto ushqime, por edhe sa të rënda janë për stomakut tonë. Proteinat në bishtaja më ngadalë absorbohen në organizëm. E, nëse dëshironi ta neutralizoni pasojat e konsumimit të bishtajave, kombinojini me oriz integral. 

(Kosova Sot)