Këto ushqime janë preventivë e shkëlqyeshme kundër kancerit në veshka

  • 16 January 2017 - 08:18
Këto ushqime janë preventivë e shkëlqyeshme kundër kancerit në veshka

Konsumimi i shpeshtë i domates dhe llojeve të tjera të pemëve dhe perimeve, që përmbajnë nivel të lartë me likopen, në studimin e fundit ndërlidhen me zvogëlimin e rrezikut nga kanceri në veshka. Përndryshe, glikopeni është antioksidues përgjegjës për ngjyrën e domates, shalqirit, grejpfrutit dhe papajës, e studimet e hershme konsumimin e likopenit e kanë lidhur me uljen e rrezikut nga kanceri i mushkërive, lukthit. Të dhënat e grumbulluara në 20 vitet e fundit, përfshijnë 9.200 të anketuara që kanë kaluar menopauzën, trasmeton gazeta Kosova Sot

Mesatarisht, pjesëmarrëset në hulumtim me konsumim të shtuar të likopenit për 45 për qind ishim më pak të rrezikuara nga kanceri në veshka, në krahasim me ato që kanë konsumuar sasi më të vogël. Shkencëtarët besojnë se deri të dhënat e fundit mund të shpjegohen me ndikimin e shtuar të likopenit në pakësimin e stresit oksidues që ndërlidhet me kancerin në veshka. Në bazë të dhënave në Amerikë, kanceri i veshkave është forma e nëntë më e shpeshta e vdekjeve. 

(Kosova Sot)