Shkopinjtë për vesh mund të shkaktojnë dëme serioze

  • 16 January 2017 - 08:23
Shkopinjtë për vesh mund të shkaktojnë dëme serioze

Dekada rresht mjekët paralajmërojnë në rrezikun e përdorimit të shkopinjve për veshë. Akademia amerikane për otorinolaringologji ka këshilluar njerëzit që të kenë kujdes në higjienë dhe të mos i pastrojnë veshët me shkopinj. Këshillat e publikuara në revistën amerikane të otorinolaringologjisë nuk përmbajnë shumë lajme, por një është e sigurt se në vesh nuk duhet vendosur gjë. Mjekët theksojnë se gjithçka që vendosim në vesh mund të bllokojnë kanalet e veshit, të dëmtohet timpani i veshit, që mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit, ushtimë në veshë, marramendje, si dhe simptoma të lëndimeve tjera të veshit, trasmeton gazeta Kosova Sot

Në prodhime qartë është treguar vizatimi që tregon se shkopinjtë nuk duhet shtyrë thellë në vesh, përkatësisht kanalin e veshit. Përdorimi i shkopinjve me mbushje pambuku mund ta shtyjnë edhe më thellë dyllin dhe kështu të dëmtohet timpani i veshit. Mjekët theksojnë se dylli e mbron brendësinë e veshit nga depërtimi i baktereve dhe pluhurit. Me përdorimin e shkopinjve të tillë, brendësia e veshit humb mbrojtjen natyrale, kështu që duhet pasur kujdes dhe të pastrohet vetëm pjesa e jashtme. 

(Kosova Sot)