Me ushqime kundër anemisë

  • 05 July 2015 - 14:52
Me ushqime kundër anemisë

Nëse organizmit i mungon hekuri, atëherë bie krijimi i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që ndikon që qelizave t’u mungojë oksigjeni.

Anemia, sëmundja që rezulton nga mungesa e hekurit, manifestohet me simptoma të ndryshme, si lodhje, marramendje, përshpejtim të punës së zemrës, përgjumje, etj. Ekzistojnë edhe lloje të tjera të anemisë. Sido që të jetë, hekuri nevojitet për krijimin e hemoglobinës, e te mungesa e hekurit, vjen edhe deri te dobësimi i absorbimit të mineraleve të tjera në gjak.

Përpos me ilaçe, aneminë mund ta shërojmë, apo parandalojmë edhe me ushqime që përmbajnë hekur, sikur që janë: mishi (sidomos mishi i kuq, mëlçia, mishi i qengjit), frutat e detit (sidomos guacat), peshqit (salmoni, tuna, sardinet), bishtajat dhe perimet (fasulja, bizelet, thjerrëzat, soja), pemët (pemët e thata, si rrushi, kajsitë, kumbullat), pemët e pasura me vitaminë C (portokajtë, dredhëzat, grejpfruti). Arrat po ashtu janë burim i mirë i hekurit.

(Kosova Sot)