Këto super-ushqime ju forcojnë, por edhe ju zbukurojnë gjatë dimrit

  • 17 January 2017 - 20:26
Këto super-ushqime ju forcojnë, por edhe ju zbukurojnë gjatë dimrit

Dëshironi që gjatë periudhës së ftohjeve dhe të gripit ta forconi imunitet, atëherë më së miri do të ishte të filloni nga kafjalli dhe çdo ditë në meny të përfshini këto ushqime, sa të shijshme po aq të shëndetshme,transmeton gazeta Kosova Sot.

XHENXHEFILI

Nëse ndjeni se ftohja po ju pushton, organizmin forcojeni me xhenxhefil, i cili në mënyrë të suksesshme zbut simptomat e ftohjes dhe pastron organet e frymëmarrjes. Mes të tjerash, xhenxhefili përmirëson edhe shëndetin e tretjes dhe relakson traktin e zorrëve. Hidhni në ujë të vluar disa rriska xhenxhefil të freskët dhe kënaquni me lëngun e shëndetshëm.

Image

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë përplot me vitamina, aminoacide dhe minerale, përfshirë zinkun. Zinku ndikon pozitivisht në sistemin imun në formë të antioksiduesve dhe zvogëlojnë dëmtimin e membranës nga radikalët e lirë. Farat mund t'i hani të vetme, por janë të shijshme nëse i përzieni me jogurt ose me flluska

Image

PANXHARI

Gotës me lëng portokalli që e pini në mëngjes shtojani pak panxhar të zier, por para se ta pini, duhet ta përzieni. Panxhari është përplot me antioksidues dhe magnez, minerale që ndihmon funksionimin e muskujve dhe nervave. Vitamina B ndihmon edhe shtatzënat. 

Image

LIMONI

Pos se është përplot me vitaminën C, limoni parandalon bakteret që shkaktojnë viruse dhe ftohje. Më së miri do të ishte që limonin ta përdornin në vend të kripës apo sheqerit, që mund ta dobësojnë sistemin tuaj imun. 

Image

BORONICAT

Nuk është çudi pse këto fruta mali quhen dhe superushqim, sepse kanë më shumë antioksidues se secili lloj i pemëve dhe perimeve. Boronicat njëkohësisht radhiten më së larti me më së shumti anticianinë, antioksidues që parandalon kancerin, janë burim i hatashëm për vitaminën C, mangan dhe fibra. 

Image

VEZËT

Vezët janë përplot me selen, mineral i fortë ky që kujdeset që sistemi imun të mbetet i shëndetshëm. Studimet e fundit tregojnë se vezët nuk janë të dëmshme për shëndetin e zemrës, siç ishte menduar deri më tani. Proteinat në të bardhat e vezës kanë nivel të ulët të yndyrave të ngopura.

Image

 

(Kosova Sot)