Me dietën e famshme indiane, humbni disa kilogramë, por edhe forconi imunitetin në mënyrë natyrale

  • 17 January 2017 - 20:35
Me dietën e famshme indiane, humbni disa kilogramë, por edhe forconi imunitetin në mënyrë natyrale

Gjellët nga orizi me këri (curry) dhe kanellë parandalojnë rritjen e indit yndyror dhe zvogëlojnë oreksin, prandaj në mënyrë të shpejtë dhe efikase ndihmojnë te humbja në peshë. Nëse gjatë kohës sa jeni në dietë dëshironi të ushqeheni shëndetshëm, të humbni në peshë, e me këtë rast mos ta ndjeni fare lodhjen, dieta indiane është receta juaj e përsosur. Në vendet perëndimore gjithnjë e më shumë po bëhet popullore mënyra indiane e të ushqyerit, që bazohet në gjellët nga orizi,transmeton gazeta Kosova Sot.

KU BAZOHET KJO DIETË

Kjo dietë bazohet në kuzhinën tradicionale indiane, ku dominojnë ushqimet e pasura me karbohidrate. Në majën e menysë dietale gjendet orizi me këri dhe kanellë. Këri është erzë shumë popullore në Indi, e cila e përshpejton punën e metabolizmit më shumë se secili ushqim tjetër. Edhe pse konsumohet në sasi të vogla, këri ka aftësinë e ndalimit të rritjes së indeve yndyrore. Studimet e fundit në Holandë kanë treguar se me përfshirjen e kërit në ushqimin e përditshëm mund të humbni nga 2 deri 4 kilogramë për dy javë, pa përfshirë ndryshime tjera në ushqim. Nga ana tjetër, aroma dhe shija e ëmbël e kanellës zvogëlojnë oreksin. Kanella me kujdes kujdeset për muret e lukthit, duke krijuar ndjenjën e ngopjes. Për orizin si ushqim dietal mjafton të përmendet që qullin me oriz mjekët e sugjerojnë te problemet me gastrit. Orizi i zier në kombinim me qumësht është prodhim i hatashëm dietal, e një nga funksionet më të rëndësishme është se pastron organizmin prej helmeve. Kjo edhe është arsyeja pse India ka shkallën më të ulët të vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjeve të tjera që ndërlidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Orizi e furnizon trupin me elemente interesante, duke sjellë shumë vitamina dhe minerale, me ç'rast duhet përmendur vitaminat e grupit B dhe karotinë. Orizi përmban edhe vitamina E, kalium, fosfor, zink, hekur, kalcium dhe jod. Përbërës tjetër i rëndësishëm te dieta indiane është çaji i zi, i cili pakëson oreksin, përmirëson tretjen, eliminon metalet e rënda, lëngjet shtesë nga organizmi i hedh jashtë derisa pakëson edhe yndyrat në trup.  

(Kosova Sot)