Mposhteni diarrenë në mënyrë natyrale!

  • 20 January 2017 - 20:44
Mposhteni diarrenë në mënyrë natyrale!

Të gjithë prej nesh në një periudhë të caktuar kohore kemi vuajtur nga diarreja. Mund të jetë një nga ndjenjat më irrituese dhe mund të shkaktojë situatë shqetësuese. Diarreja shkaktohet nga infeksionet me baktere, por edhe nga lëngjet e ushqimet. Janë disa ilaçe natyrale që reduktojnë simptomat e diarresë,transmeton gazeta Kosova Sot.

SHEGA

Një nga simptomat më të mëdha të diarresë është jashtëqitja e hollë. Shega mund të ndihmojë në reduktimin e jashtëqitjes së shpeshtë dhe redukton udhëtimin në banjë. Mund ta konsumoni dy herë në ditë. Po ashtu, mund ta konsumoni në formë të lëngut, tri herë në ditë, që ndihmon t'ju hidratojë dhe t'jua rregullojë jashtëqitjen. Po ashtu, për hidratim pini disa gota me ujë

Image

UJË ME LIMON

Lëngu i limonit është një nga pijet më të shëndetshme për ta konsumuar çdo ditë për të ofruar veti të shumta shëruese, por a e keni ditur se ndihmon edhe te diarreja. Lëngu i limonit mund të ndihmojë në heqjen e helmeve nga trupi duke i hedhur jashtë përmes urinës. Kjo e përmirëson dhe përshpejton shërimin nga diarreja. Konsumoni së paku tri gota lëng limoni me pak kripë.

Image

MOS KONSUMONI PRODHIME TË QUMËSHTIT

Mos konsumoni asgjë që ka prejardhje nga qumështi, nga qumështi e deri te djathi i përpunuar, kafe e kështu me tutje. Duke i konsumuar këto ushqime gjërat vetëm sa do t'i përkeqësoni. Trupi juaj nuk është në gjendje t'i tretë prodhimet e qumështit, duke ju shkaktuar edhe më shumë jashtëqitje. Kështu, shmangni ushqimet e qumështit, madje edhe ato me pak sasi.

Image

PIJET ME ELEKTROLITE OSE PLUHUR

Këto lloje të pijeve mund t'ju ndihmojnë në relaksim nga diarreja, duke ju relaksuar edhe nga dehidrimi dhe duke reduktuar ngërçet në stomak. Konsumoni së paku tri gota të një lëngut si ky. Alternativë është edhe uji i kokosit. 

Image

PROBIOTIKËT

Probiotikët janë suplement natyral që mund të ndikojnë në rritjen e baktereve të dobishme e të shëndetshme në zorrë. Këto baktere të shëndetshme munden t'ju ndihmojnë të luftoni bakteret e dëmshme që shkaktojnë diarrenë.

Image

 

 

Kosova Sot)