Kundër kapsllëkut: Aleati që pastron zorrët si "sfungjer

  • 21 January 2017 - 08:26
Kundër kapsllëkut: Aleati që pastron zorrët si

"Psyllium" janë kokrra të fituara nga bima "Plantago". Në kombinim me ujin, "psyllium" ndihmon me rastin e tretjes, pasi ndihmon në pastrimin e zorrëve. Mënyra ulur e jetës dhe ushqimi i shpejtë dhe me pak fibra, shpesh ndikon që shumë njerëz të kenë probleme me kapsllëk. Sikurse edhe te shumë sëmundje të tjera, e kësaj radhe ju paraqesim një aleat në pastrimin e zorrëve, kjo është bima "psyllium". Në zorrët e njeriut veprojnë si fshesë duke hedhur jashtë të gjitha helmet nga zorra e trashë. Kjo bimë përmban lipide, aminoacide të pangopura, fibra dhe shumë mukozë. Fibrat dietale në këtë bimë ndihmojnë në formimin e volumit më të madh dhe janë rezistente në enzimat tretëse, kështu që lehtë në mënyrë relative kalojnë nëpër lukth e deri te zorra e trashë, trasmeton gazeta Kosova Sot

SI TA PËRDORNI BIMËN "PSYLLIUM"?

Një deri tre lugë me bimë "psyllium" i hidhni në ujë, jogurt ose lëng të përzier dhe i konsumoni menjëherë pasi të shndërrohen në ngjashmëri me xhelatinë. Sugjerohet të pini edhe një gotë shtesë ujë dhe të shtoni konsumimin e lëngjeve gjatë ditës. Përdorimi i këtij ilaçit nuk ka efekt të dëmshëm ndaj shëndetit, nuk e shkatërron mikroflorën dhe nuk çrregullon punën e zorrëve. 

(Kosova Sot)