Këto ushqime duhet t'i shmangni nëse jeni të sëmurë

  • 22 January 2017 - 16:32
Këto ushqime duhet t'i shmangni nëse jeni të sëmurë

Edhe pse ushqimi nuk është diçka që e mendoni kur jeni të sëmurë, në fakt është motori i secilit organizëm dhe duhet të dini se cilat ushqime duhet shmangur, transmeton gazeta Kosova Sot.

KAFEJA

Kjo vlen sidomos për problemet me stomak. Kafeina vetvetiu është diuretik, e pos se do të urinon më shumë, kjo shkakton dehidrim që paraqet plogështim edhe më të madh të organizmit, nëse ju ka mposhtur ndonjë virus ose infeksion tjetër.

LËNGU I PORTOKALLIT

E vërtetë është se ky lëng është i shëndetshëm, por kurrsesi mos e pini nëse keni dhimbje në fyt ose keni fyt të tharë. Acidet e agrumeve nga lëngu janë të shëndetshme, por në rast të ftohjes më shumë se do t'ju lëndojë, e kjo vetëm e prolongon shërimin.

ËMBËLSIRAT

Sheqernat e rafinuara në kohë të shkurtë mundësojnë rruazave të bardha të gjakut që të luftojnë me bakteret. Madje disa orë pasi që keni konsumuar ëmbëlsira, sistemi juaj imun do të dobësohet. Më e keqja është se nëse keni probleme me stomak, ëmbëlsirat vetëm sa ju dehidrojnë.

PIJET E GAZUARA

E njëjta vlen edhe për pijet e gazuara, të cilat e dehidrojnë organizmin. Nëse uji nuk ju kënaq, provoni pijet me përqindjet të ulë të sheqerit që ka elektrolite.

ÇIPSAT

Duhet t'i shmangni nëse ju dhemb fyti. Cilësia e vrazhdë e këtyre ushqimeve e irriton fytin tuaj. Sa më shumë ta irritoni, aq më gjatë i nevojitet kohë për t'u shëruar.

ALKOOLI

Ngjashëm sikurse kafeja, është diuretik dhe shumë e përshpejton metabolizmin, duke shkaktuar probleme në stomak dhe duke shkaktuar diarre. Pos kësaj, në situata të ftohjes, shpejt do të deheni, pasi jeni të dehidruar.

QUMËSHTI

Nëse jeni "bllokuar" dhe mezi merrni frymë, qumështi vetëm sa nxit krijimin e mukozës. Deri diku, mjekët thonë se nuk ekzistojnë fakte zyrtare, por pacientët ankohen se qumështi ua përkeqëson gjendjen. 

(Kosova Sot)