A shkakton kolesteroli përhapjen e kancerit?

  • 06 July 2015 - 11:00
A shkakton kolesteroli përhapjen e kancerit?

Kur kanceri të jetë përhapur edhe nëpër pjesë të tjera të trupit, atëherë shërimi i tij do të jetë më i vështirë. Hulumtimi më i ri, i botuar në revistën “Cell Reports”, zbulon se kolesteroli i keq luan rol të rëndësishëm në përhapjen e kancerit.

Deri te shfaqja e kancerit vjen kur qelizat normale trupore fillojnë të sillen në mënyrë anormale, rriten në mënyrë të pakontrolluar. Nëse nuk fillojnë të shërohen me kohë, qelizat e kancerit shumë shpejt fillojnë të përhapen.

Shkencëtarët punojnë shumë që sa më mirë ta analizojnë metastazën. Shkencëtarët nga Australia kanë analizuar sjelljen e qelizave nën ndikimin e kolesterolit të mirë dhe atij të keq. Rezultatet laboratorike kanë treguar se qelizat e kancerit shpejt përhapen në qelizat e shëndosha nën ndikimin e kolesterolit të keq. 

(Kosova Sot)