Kura shëruese për detoksikim prej nëntë ditësh

  • 24 January 2017 - 18:30
Kura shëruese për detoksikim prej nëntë ditësh

Organet e ngarkuara për pastrimin trupit janë mëlçia, veshkat, lëkura, zorra e trashë dhe mushkëritë. Për detoksikim përdoren bimë të shumta që ruajnë veshkat dhe mëlçinë. Mëlçisë i ndihmojnë lëngjet me bimët me shije të hidhur dhe të pasura me klorofil. Ju sjellim recetën për pastrimin e organizmit për nëntë ditë me lëngje të freskëta të shtrydhura. Imtësoni në blender një grusht majdanoz dhe 2 thelpinj të hudhrës. Shtoni një lugë lëng limoni dhe 150 ml ujë. Përzieni dhe e pini para kafjallit dhe darkës për tre ditë. Përgjithmonë duhet ta përgatisni të freskët. Pas kurës treditëshe, pastaj përgatisni lëng nga majdanozi dhe limoni, pa hudhër. Lëngun e pini tre ditë, ngjashëm. Tri ditët e tjera e pini lëngun me hudhër,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)