Kumbullat kundër anemisë

  • 06 July 2015 - 16:26
Kumbullat kundër anemisë

Substancat dhe acidet e kësaj peme, e madje edhe pesë lloje të ndryshme të sheqernave që i përmban janë përgjegjës për shijen e tyre të këndshme. Pos kësaj, kumbullat përmbajnë edhe alkool të pemëve, që përdoret si zëvendësim për sheqerin në prodhimet dietale. Kjo pemë përmban materiet mbrojtëse, si vitamina, minerale, enzima, pektinë, celulozë, entocianinë.

Të gjitha këto tipare kumbullën e bëjnë pemë dhe ushqim të shkëlqyeshëm. Kumbulla përdoret si preventivë kundër anemisë, depresionit, kapsllëkut, çrregullimit të funksionimit të mëlçisë, reumatizmit kronik dhe arteriosklerozës. Është ushqim ideal i freskët, por prej saj mund të përgatisni edhe xhem, pekmez, komposto dhe ëmbëlsira tradicionale.

Sheqer as që keni nevojë të shtoni sepse kumbulla është shumë e pasur me sheqer. Por, mos harroni se nëse e teproni me konsumimin e tumulës mund të keni telashe me diarrenë dhe dhimbjet në stomak.  Kumbullat jo vetëm se janë të pasura me hekur, por edhe përmirësojnë aftësinë e organizmit ta pranojë këtë mineral, që ndikon shumë te anemia, rregullon shtypjen e gjakut dhe punën e zemrës. (Kosova Sot)