Ju mundojnë dhimbjet në shpinë -shërojini me hudhër

  • 15 February 2017 - 15:43
Ju mundojnë dhimbjet në shpinë -shërojini me hudhër

Dhimbjet në shpinë e mundojnë çdo të tretin person, e sidomos në ditët e ftohta, sepse shpina nuk e pëlqen dimrin. Nëse edhe ju keni këtë problem, sidomos në pjesën e poshtme të shpinës, provoni ta zgjidhni këtë problem me ndihmën e ilaçit universal - hudhrës. Nevojitet që në vaj të fërgoni dhjetë thelpinj të hudhrës, t'i vendosni më pas në një peshqir prej pambukut dhe kompresën ta vendosni në vendin ku ndjeni dhimbje. E lini të veprojë për së paku tri orë, e terapinë ta përsëritni për disa ditë. Efektin më të mirë e arrini nëse krahas kësaj pini edhe lëngun nga hudhra dhe qumështi. Copëtoni imët katër thelpinj të hudhrës dhe i përzieni me 200 ml qumësht, e më pas lëngun ta vini në zjarr për të vluar. Për ta neutralizuar shijen, mund të shtoni mjaltë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)