Çfarë duhet shmangur nëse jeni ftohur? - Shëndetësia - Kosova Sot
Ēfarė duhet shmangur nėse jeni ftohur?

Ēfarė duhet shmangur nėse jeni ftohur?

Në rast të ftohjes apo gripit, disa gjëra që i marrim vetëm se mund ta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore, trasmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova Sot)

LËNGJET INDUSTRIALE TË PEMËVE DHE ËMBËLSIRAT

Janë përplot me sheqerna artificiale, lidhen me qelizat e gjakut në trup dhe marrin vitaminat e nevojshme. Si pasojë, sistemi imun dobësohet. Mungesën e lëngjeve e kompensoni me sasi më të madhe të ujit, lëngje nga pemët e freskëta të shtrydhura, çaj, limonadë të freskët me mjaltë. 

Image

USHQIMET TURSHI

Thartësira e ushqimeve turshi mund ta dëmtojë më shumë, tashmë mukozën e dëmtuar. Kjo ndikon të ketë kollë më të fortë ose rrjedhje të hundës. Ushqimet e tharta që duhet t'i konsumoni janë agrumet - por këtë ta bëni në mënyrë të lëngshme, duke i shtrydhur në çaj. 

Image

SHURUPET KUNDËR KOLLËS

Shurupet kundër kollës, sidomos kur në pyetje janë fëmijët, nuk guxojnë që të merren pa këshillën e mjekut. Varësisht nga lloji i kollës, mjeku do ta përshkruajë shurupin përgjegjës. Në të kundërtën, gjendja mund të përkeqësohet.

Image

DRITHËRA TË RAFINUARA DHE BUKA E BARDHË

Këto ushqime janë karbohidrate të thjeshta, të cilat në mënyrë të fortë kontribuojnë në konsumimin e sheqerit shtesë në organizëm dhe shumë shpejt shndërrohet në glukozë, me rastin e tretjes së ushqimit.

Image

ANTIBIOTIKËT

Antibiotikët mund t'i përdorni vetëm nëse është vërtetuar infeksioni me baktere. Antibiotikët i shkatërrojnë bakteret, por jo viruset. Kështu, të njëjtin person pas infeksionit me virus e kap dhe infeksioni bakterial, e marrja e antibiotikëve në rastin e parë bëhet krejt pa nevojë.  

Image

AJRI I THATË

Është shumë me rëndësi që të keni lagështi në rrethinë. Ajri i thatë apo tepër i ngrohtë ndikon në mukozë dhe në mukozën e sistemit respirator dhe ndikon në reaksionin e sistemit imun. Prandaj, sa më shpesh duhet të ajrosni hapësirat ku jetoni. 

Image

 

9 orë e 29 minuta më parë