Nëse shputat mbajnë aromë të keqe, keni aromë të keqe nga goja, kontrollojeni shëndetin

  • 20 February 2017 - 15:51
Nëse shputat mbajnë aromë të keqe, keni aromë të keqe nga goja, kontrollojeni shëndetin

Disa aroma nuk janë shenjë se keni nevojë për dush, porse keni probleme shëndetësore,transmeton gazeta Kosova Sot.

AROMA E GOJËS ME SHIJE TË PEMËS

Nëse nuk keni ngrënë ndonjë pemë, e fryma nga goja ka shije të pemës, duhet të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak. Bëhet fjalë për gjendjen kur nuk ka mjaftueshëm insulinë në trup, prandaj dhe rritet niveli i sheqerit në gjak. Kjo aromë nga goja shfaqet te personat që vuajnë nga diabeti tipi 1, e jo nga tipi 2. SHPUTAT QË

KUNDËRMOJNË

Nëse shputat në mënyrë aspak normale kanë aromë të keqe dhe kundërmojnë, ndoshta fajin e ka infeksioni me kërpudha. Nëse e vëreni se keni lëkurë të thatë përreth gishtave, diku e kuqe dhe me njolla, ka gjasë se bëhet fjalë për shputën e atletit. "Po ashtu, shputat kanë atë aromë të pakëndshme shkaku i kombinimeve të baktereve dhe kërpudhave që shkatërrojnë lëkurën përreth gishtërinjve. As rastësisht, nëse e keni këtë problem, mos e ndukni lëkurën, sepse ky problem mund të shfaqet edhe në pjesët e tjera të trupit. Nëse e injoroni një gjendje si kjo, lëkura midis gishtërinjve do të zbutet tepërt dhe do të laget, prandaj edhe do të grumbullohen sa më shumë baktere. Aplikoni pudër të fëmijëve, në rast se këmbët ju djersiten shumë.

(Kosova Sot)