Burimet më të mira bimore për proteina

  • 20 February 2017 - 20:24
Burimet më të mira bimore për proteina

Edhe pse prodhimet me prejardhje nga kafshët posedojnë shumë proteina, në vijim ju paraqesim burimet bimore për proteina, trasmeton gazeta Kosova Sot

FARAT ÇIA

Farat çia janë burim i mirë për fibra, hekur, kalcium, magnez dhe zink, e posedojnë edhe proteina dhe aminoacide omega 3. Në dy lugë fara çia gjenden 10 gr proteina, e mund t'i shtoni në të gjitha gjellët.

LEBLEBITË

Leblebitë, pos proteinave, posedojnë dhe shumë fibra, e nëse disa ditë në meny përfshini 100 gr, mund të ulni nivelin e kolesterolit.

GJALPI I KIKIRIKËVE

Në 100 gr gjalpë kikirikësh merrni rreth 32 gramë proteina. Nëse dëshironi t'i forconi zamrat me pemë dhe perime, atëherë lyeni me gjalpë kikirikësh. 

(Kosova Sot)