Lëngu që ul kolesterolin dhe shtypjen e lartë të gjakut

  • 21 February 2017 - 14:19
Lëngu që ul kolesterolin dhe shtypjen e lartë të gjakut

Kakao është shumë i shijshëm dhe ushqyes, e përveçse ndikon pozitivisht në shëndetin e njeriut, duke e ulur shtypjen e lartë të gjakut, si dhe duke i forcuar enët e gjakut, kakao me vetitë e veta shëruese mund të ulë edhe nivelin e kolesterolit të keq në gjak (LDL) derisa njëkohësisht e shtojnë edhe sasinë e kolesterolit të mirë (HDL). Për të gjitha këto veti shëruese, më meritorët janë flavonoidet, të cilat në kakao i hasim me shumicë, për të cilat shumë studime e kanë dëshmuar se edhe e ulin rrezikun që një person të preket nga sëmundja e sheqerit, apo diabeti. Kakao do të duhej të jetë i ngrohtë kur ta konsumoni,transmeton gazeta Kosova Sot.

Përzieni një gotë me qumësht, duke ia shtuar dy lugë kakao në pluhur, një lugë mjaltë, një lugë ekstrakte të vaniljes dhe pak kripë. Përzierjen e lartpërmendur e përzieni në zjarr të lehtë derisa të bashkohen përbërësit mirë dhe të shkumojë.

(Kosova Sot)