Humbni 7 kilogramë për 7 ditë me ndihmën e mollëve

  • 21 February 2017 - 18:18
Humbni 7 kilogramë për 7 ditë me ndihmën e mollëve

Dieta me mollë konsiderohet si një nga dietat më efikase në tentim për të hequr qafe kilogramët shtesë. Gjatë javës, themeli apo baza e ushqimit tuaj duhet të bazohet në mollë. Mollët t'i zgjidhni sipas shijes tuaj: disa i pëlqejnë të tharta, derisa të tjerët pëlqejnë variantet e ëmbla. Varësisht nga kjo, konsumimi ditor i kalorive në ushqim do të sillet nga 350 deri 500 kcal. Këshillat në vijim ju ndihmojnë që më mirë ta shfrytëzoni mollët në ushqimin tuaj, trasmeton gazeta Kosova Sot

• Për ta zvogëluar ndjesinë e urisë, sasinë ditore të mollëve e ndani në 6 shujta dhe i hani në intervale të rregullta kohore; • Pini 1,5-2 litra ujë në ditë, po ashtu lejohet të pini çaj të gjelbër pa sheqer; • Provoni që sa më shumë kohë të kaloni përjashta, të flini mjaftueshëm dhe të mos punoni shumë; • Gjatë dietës përmbajuni nga lodhja e madhe fizike; • Nëse uria bëhet e padurueshme, hani një pjesë bukë ose një rriskë bukë të thekur; • Nëse filloni të ndjeni fryrje në stomak, mollët i zëvendësoni me mollë të pjekura: ato më mirë treten dhe më pak e irritojnë traktin gastrointestinal. • Pasi që dieta me mollë posedon pak kalori, mund të ndjeni marramendje, plogështi dhe mundime. Nëse këto simptoma bëhet tepër të forta, hiqni dorë nga dieta dhe gradualisht kthehuni në ushqimin normal.

DITA E PARË: 1 kg mollë, 1 rriskë bukë të thekur për kafjall, drekë dhe darkë.

DITA E DYTË: 1.5 kg mollë Dita e tretë: 2 kilogramë mollë

DITA E KATËRT: 2 kg mollë Dita e pestë: 1.5 kg mollë

DITA E GJASHTË: 1.5 kg mollë Dita e shtatë: 1 kg mollë, 1 rriskë bukë të thekur për kafjall, drekë dhe darkë.

PËRPARËSITË DHE MANGËSITË E DIETËS Kjo dietë është shumë tërheqëse, sepse ju mundëson humbje të shpejtë në peshë. Kilogramët shtesë është e garantuar se largohen brenda javës. Pos kësaj, mollët janë të pasura me vitamina, hekur dhe fibra - substanca që nevojiten për të pasur trup të shëndetshëm. Por, ky sistem i ushqimit i ka edhe mangësitë e veta. Kaloritë e pakta në trup sjellin mungesë të energjisë. Kështu, njerëzit ndihen të përgjumët dhe të dobët, e mund të ndodhë humbja e vetëdijes.

(Kosova Sot)