Magnezi lufton ankthet dhe depresionin, ngërçet në muskuj

  • 21 February 2017 - 19:39
Magnezi lufton ankthet dhe depresionin, ngërçet në muskuj

Magnezi është i domosdoshëm për funksionimin e organizmit tonë. E forcon sistemin imun, ndihmon të luftojmë stresin, derisa rregullon edhe tretjen. Rreth 60 për qind e magnezi gjendet në eshtrat e njeriut, pjesa tjetër në inde, e vetëm 1 për qind e magnezit gjendet në gjak. Ja çfarë ndodh kur ju mungon magnezi:, trasmeton gazeta Kosova Sot

ANKTHE DHE DEPRESION

Gjithmonë duhet të ndihemi mirë jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Nëse ju mungon magnezi, kjo vërehet edhe në gjendjen mendore. Magnezi ndihmon që glutamati dhe kalciumi në tru të jenë në nivel të shëndetshëm. Nëse jeni me stres, apo depresion, pa magnez qelizat e trurit dobësohen.

NGËRÇE NË MUSKUJ

Ngërçet ndodhin atëherë kur muskujt në mënyrë të pakontrolluar shtangen, e kjo vjen si pasojë e mungesës së magnezit. Sa më pak magnez të marrë trupi, më shumë oksigjen nevojitet në indin muskulor për secilin aktivitet fizik.

PROBLEME ME ESHTRAT

Shëndeti i eshtrave varet nga kalciumi. Por, ky mineral është i domosdoshëm edhe për formimin e indit të eshtrave. Për t'u stimuluar absorbimi i kalciumit që e sjellim në organizëm përmes ushqimit, trupit i nevojiten vitamina D, e cila munde të jetë "aktive" vetëm nëse ka sasi të mjaftueshme të magnezit në dispozicion. 

(Kosova Sot)