Dobitë interesante të bimës më të vjetër të kultivuar në botë

  • 22 February 2017 - 15:14
Dobitë interesante të bimës më të vjetër të kultivuar në botë

Rrushi përdoret si ilaç për pastrimin e gjakut, rregullimin e tretjes, heqjen e shtresave dhjamore nga trupi si dhe largimin e vështirësive reumatike dhe alergjive të lëkurës. Rrushi është burim për vitamina C dhe vitamina të grupit B (pos B12), që ndikojnë mirë në sistemin nervor. Rrushi përmban edhe kalium, fosfor, kalcium, magnez, mangan, natrium, bakër, zink dhe hekur,transmeton gazeta Kosova Sot.

LËNGU I RRUSHIT ËSHTË I PASUR ME VITAMINA A, B DHE C

Në 100 gr rrush të freskët, gjenden 69 kcal, 0,72 gramë proteina, 0,16 gramë yndyrë, 18,10 gramë karbohidrate, 0,9 gramë fibra dhe 15,48 gramë sheqer rrushi. Është i pasur edhe me polifenole, substancë që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.

RRUSHI NORMALIZON PUNËN E ZORRËVE DHE VESHKAVE

Sheqeri nga rrushi shpejt futet në gjakrrjedhje dhe për këtë fakt është i dobishëm me rastin e lodhjeve fizike dhe psikike. Rrushi i zi përmban pigmentin antocianinë, që ndikon ngjashëm sikurse glikopeni nga domatet, si antioksidues i fortë, që përmirëson tretjen dhe rregullon punën e zorrëve. Antioksiduesit nga rrushi i zi mbrojnë nga dëmtimet, që mund t'i shkaktojnë radikalet e lira, hollojnë gjakun, ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe ulin rrezikun nga sulmi në tru dhe tumoret.

(Kosova Sot)