Buka e bardhë nuk ju trashë?

  • 22 February 2017 - 15:18
Buka e bardhë nuk ju trashë?

Buka e bardhë gjithmonë është konsideruar si e dëmshme për shëndetin e njeriut. Por, me sa duket nuk keni nevojë pse të hiqni dorë nga buka e bardhë, pohon studimi i fundit. Konsumimi i bukës së bardhë jo detyrimisht ju trash, përkundrazi besimit në popull, theksojnë shkencëtarët. Sipas shkencëtarëve, gjithçka varet nga ajo se në çfarë mënyre trupi juaj, më saktësisht bakteret në stomak, reagojnë ndaj saj. Shkencëtarët nga Izraeli, 40 pjesëmarrëseve në studim ju kishin dhënë brumë të ardhur ose bukë të bardhë. Niveli i sheqerit në gjak kishte kërcyer te të dy grupet, faktor i njohur ky i rrezikut për mbipeshë te njerëzit që konsumojnë ushqime me indeks të lartë glikemik. Por, asnjëri prej tyre nuk ishte në rrezik nga mbipesha. Kjo e vërteton indikatorin më të madh se mikrobet në stomak janë përgjegjëse për shtimin në peshë. Ata më pas ia kishin dalë që nivelin e sheqerit në gjak ta kthejnë në normale duke u bazuar në bakteret e tyre në stomak. Dr. Evan Elinav, nga "Weizmann Institute of Science" në Izrael, thotë: 'Ekziston ky nocioni se një pjesë e bukës është më e mirë se tjetra. Buka industriale është parë e dëmshme derisa brumi i ardhur në shtëpi është parë e dobishme",transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosoav Sot)