Ushqimi që mbron enët e gjakut

  • 22 February 2017 - 19:00
Ushqimi që mbron enët e gjakut

Mënyra japoneze e ushqimit është një nga më cilësoret për nga vlerat ushqyese, kështu që, krahas ushqimit mesdhetar, ekspertët gjithnjë e më shumë e sugjerojnë. Ky regjim i ushqimit është shumë i ekuilibruar dhe ushqyes, e përparësia e saj janë shujtat e vogla të ndryshme që shpejt heqin kilogramët shtesë. Peshku është një nga ushqimet kryesore në tryezë. ,raporton Gazeta Kosova Sot

Sasia e madhe e aminoacideve omega 3 që peshku i përmban, mbrojnë enët e gjakut dhe ulin rrezikun nga arteroskleroza. Japonezët hanë deri tetë herë brenda ditës. Pos peshkut, me rëndësi është të hani sa më shumë pemë dhe perime, sepse përmbajnë shumë fitokemikate dhe antioksidues. Sugjerohet që për një shujtë të hani disa lloje të perimeve, por secila prej tyre të shërbehet në enë të vogla. Këtë mënyrë e praktikojnë japonezët dhe kurrë nuk konsumojnë më tepër sesa që duhet.

Si kontribut kryesor për secilën shujtë duhet të hani oriz, më mirë oriz integral, e pos për drekë dhe darkë, mund ta konsumoni dhe në kafjall, me pemë dhe perime. Pos orizit, përgatitni gjellë të shijshme, përdorni salcë nga soja, por mos e teproni sepse përmban kripë. Mos harroni qumështin dhe prodhimet e tij, por zgjidhni ato që përmbajnë përqindje të ulët të yndyrës. 

SHEMBULLI I MENYSË: Kafjalli Një gotë çaj të gjelbër; Supë me perime; 100 g oriz integral. Zamra Pemë sipas dëshirës. Dreka Supa me perime; 150 g peshk; Sallatë me perime sipas dëshirës; 100 g oriz integral; Një gotë çaj të gjelbër. Darka 150 g gjoks pule në avull; 100 g oriz integral; Sallatë me spinaq

(Kosova Sot)