Shëroni fytin e pezmatuar me këto ilaçe natyrale!

  • 22 February 2017 - 21:24
Shëroni fytin e pezmatuar me këto ilaçe natyrale!

Dhimbjet e fytit janë shumë të mërzitshme dhe janë torturuese.Ky shqetësim dhe këto dhimbje na parandalojnë nga funksionimi ynë, sidomos kur flasim me të tjerët pasi që irritimet shkaktojnë kollë të dhimbshme.Ja disa ilaçe të dëshmuara shtëpiake, që veprojnë në mënyrë të përsosur te dhimbjet e fytit, trasmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova Sot)

UTHULLA E MOLLËS

Një ilaç tjetër për dhimbjet në fyt që mund ta provoni është përzierja me uthull të mollës. Ajo që uthullën e mollës e bën kaq të efektshme në luftën me fytin me dhimbje janë nivelet e acidit, që vrasin bakteret në hapësirën e gojës. Plus, nëse shtoni pak mjaltë, ndihmon në zbutjen e inflamacioneve dhe nuk do të keni telashe me përpirjen. Përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë uthull molle në një gojë të ngrohtë me ujë dhe e konsumoni pastaj.

Image

INHALIM ME AVULL

Një tjetër ilaç për fytin e pezmatuar është avulli, me të cilin hapen kalimet e ajrit, si dhe reduktimi i të ënjturave që pengojnë fytin tuaj. Vetëm ju nevojitet të vloni ujë e më pas ta mbuloni kokën me një peshqir dhe të përkuleni sipër enës. Duhet ta thithni avullin për të vepruar në fytin tuaj dhe vepron te kongjestioni nazal nga i cili vuani. 

 

Image

KRIPË DHE UJË

Ky ilaç shtëpiak është përdorur me vite rresht, kur bëhet fjalë për shërimin e dhimbjeve në fytin e pezmatuar. Vetëm përzieni ¼ e lugës kripë me një gotë ujë të ngrohtë dhe e shpëlani fytin. Kjo përzierje neutralizon acidet në fyt derisa përshpejton shërimin e membranës së mukozës dhe parandalon dhimbjet gjatë përpirjes. 

Image

XHENXHEFIL, MJALTË, LËNG LIMONI

Ja edhe një ilaç tjetër, në të cilin ata që e kanë provuar bëjnë be. Për ta përgatitur këtë ilaç, duhet të përzieni një lugë mjaltë, një lugë xhenxhefil pluhur dhe ½ e gotës ujë të ngrohtë. Shtoni lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni për ta kompletuar përzierjen. Shpëlajeni fytin me këtë përzierje për të lehtësuar ënjtjet dhe dhimbjen që i shkakton fyti i pezmatuar..

Image

SHAFRAN DHE UJË

Shafrani është mirë i njohur për vetitë e tij si antioksidues, përfshirë aftësinë e tij për të luftuar një numër të madhe sëmundjesh. Duket se është ilaç i mirë natyral për fytin e pezmatuar po ashtu. Vetëm nevojitet të shtoni ½ e lugës kripë dhe ½ e lugës shafran në një gotë ujë të vluar dhe më pas me këtë përzierje ta shpëlani fytin dhe hapësirën e gojës. 

Image