Keni menduar se janë alternativa të shëndetshme për sheqerin, por nuk po del të jetë kështu

  • 23 February 2017 - 08:35
Keni menduar se janë alternativa të shëndetshme për sheqerin, por nuk po del të jetë kështu

Sheqeri i bardhë i rafinuar tash e disa vjet ka reputacion të keq, e si pasojë e kësaj shumë njerëz u janë drejtuar llojeve natyrale të sheqernave, por me sa duket as ato nuk janë zgjedhje më e mirë SHURUPI "AGAVE" Ky lloj i shurupit është shumë më i ëmbël se sheqeri, që do të thotë se nevojitet sasi më e vogël e tij. Më së miri ta përdorni në drithëra, te pemët e shtypura. Por, ky ëmbëltues përmban fruktozë ose sheqer pemësh që çrregullon punën e metabolizmit nëse e konsumoni në sasi më të madhe,transmeton gazeta Kosova Sot.

SHURUPI I DAFINËS

Shurupi i dafinës është lëng i trashë, me ngjyrë të artë, që përdoret për ëmbëltimin e desertëve, petullave. Edhe pse është më i shtrenjtë dhe më i shijshëm se sheqeri i bardhë, përbërësi i tyre kryesor është sakarozë, që është e ngjashme me sheqerin që e konsumojmë.

MJALTI Mjalti përbëhet nga fruktoza dhe glukoza. Forma e tij e lëngshme nuk do të thotë se ka më pak kalori se sheqeri. Shkaku i përbërjes, ngjitet për dhëmbë dhe në të shumtën e rasteve shkakton kariesin.

FRUKTOZA

Fruktozën ose sheqerin e pemëve në gjendje natyrale e hasim në pemë, perime dhe mjaltë, por ajo e blera përmban vetëm sakarozë. Megjithëse ka veti pozitive, nuk konsiderohet si zëvendësim i mirë për sheqerin, sepse e dëmton organizmin