Agjërimi është dieta më e mirë

  • 23 February 2017 - 08:38
Agjërimi është dieta më e mirë

Nëse agjëroni pesë ditë brenda një muaji, në masë të madhe do të ulni rrezikun që të prekeni nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri, pohon studimi i fundit. Hulumtuesit nga Instituti "UCLA" për jetëgjatësi kanë kërkuar nga njerëzit që të kufizojnë konsumimin e kalorive gjatë një jave pune, mesatarisht për tre muaj. Kjo dietë është menduar duke imituar rezultatet e agjërimit në ujë, që u ka lejuar njerëzve të konsumojnë midis 750 dhe 1.100 kalori në ditë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Deri në fund të testit, personat që kishin qenë të përfshirë në këtë "dietën që imiton agjërimin" kishin shtypje më të ulët të gjakut, nivel më stabil të gjakut në sheqer dhe nivel më të mirë të kolesterolit, derisa kishin humbur edhe humbjen e tre kilogramëve gjatë një periudhe pesëditëshe. "Rezultatet e studimit tonë kanë treguar se njerëzit mund të ndiejnë shumë efekte shëndetësore pozitive me ndihmën e agjërimit periodik ose një diete që e imiton agjërimin", ka theksuar mjeku Walter Longo, nga ky institut.

(Kosova Sot)