Antibiotikët më të fortë natyralë

  • 23 February 2017 - 16:37
Antibiotikët më të fortë natyralë

Antibiotikët janë shndërruar si ilaçet më të përshkruara. Si rezultat i kësaj, super bakteret nuk iu përgjigjen antibiotikëve. Por, ekzistojnë erëza natyrale dhe bimë që kanë përbërës më të fortë se antibiotikët, në krahasim me antibiotikët e përshkruar. Duke i përdorur këta antibiotikë natyralë do të reduktoni mundësinë tuaj për t'u prekur nga infeksionet , transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

UTHULLA E MOLLËS Uthulla e mollës përmban acid malik, që është antibiotik shumë efektiv. Acidi malik ka cilësi të forta kundër kërpudhave, kundër bakteriale, kundër viruseve. Mund të përdoret për trajtimin e fytit të pezmatuar dhe të vrasin bakteret që e shkaktojnë këtë gjendje. 

Image

HUDHRA Hudhra përmban përbërës të fortë kundër viruseve, është antibiotik që lufton kërpudhat dhe mikrobet. Përmban sasi të madhe me antioksidues që shkatërrojnë radikalet e lira, derisa e forcon edhe sistemin imun. Alicina, përbërësi efektiv, është komponent që vret dhe lufton bakteret e dëmshme.

Image

XHENXHEFILI Xhenxhefili mund të përdoret në trajtimin e secilit grip dhe ftohje. Mund të përdoret në trajtimin dhimbjeve në nyja, dhimbjen e muskujve, fryrjet dhe dhimbjet në stomak

Image

MJALTI "MANUKA" Efektet më të forta prej një antibiotikut natyral vijnë prej mjaltit "manuka". Kur ta konsumoni, ai vret një sasi të madhe të patogjeneve, përfshirë edhe bakterin që ushqehet me mishin e njeriut. 

Image

QEPA Qepa, sikurse dhe hudhra, posedon veti kundër baktereve. Sidomos është e përdorshme në forcimin e sistemit imun dhe e mbron trupin nga sulmet e këtyre baktereve të padëshiruara, shumë të dëmshme. 

Image

SHAFRANI Shafrani është më shumë se sa vetëm një erëz ushqimi. Po ashtu ka efekte të forta në kurimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore. Ju ndihmon në pastrimin e organizmit dhe ju ofron detoksikim. Shafranin mund ta përdorni edhe si erëz për përzierjen e lëngjeve të ndryshme. 

(Kosova Sot)