Humbini kilogramët dhe pastrojeni trupin me kungulleshka

  • 23 February 2017 - 19:31
Humbini kilogramët dhe pastrojeni trupin me kungulleshka

Kungulleshkat janë shumë të dobishme për shërimin e shumë sëmundjeve të organeve për tretje, sëmundjeve kardiovaskulare, hipertensionin dhe mbipeshën. Kungulleshkat përmbajnë sasi të madhe me fibra që ndihmojnë në absorbimin e yndyrave, duke ulur nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve. Kungulleshkat përmbajnë edhe kalium dhe magnez, të cilët ulin shtypjen e lartë të gjakut. Janë me pak kalori dhe sugjerohen si ushqim ideal kur dëshironi të humbni në peshë. Nëse e përcillni këtë dietë, për një javë ditë mund të humbni deri 2-3 kg, e nëse "mbijetoni" një muaj me këtë regjim, atëherë do të humbni 4-6 kg.,raporton Gazeta Kosova Sot

MENYJA JUAJ DITORE MUND TË DUKET KËSHTU: Kafjalli: Kungulleshka të ziera (250 gr) me perime, (150 gr), një gotë çaj të gjelbër. Zamra: 1 mollë, një gotë lëng portokalli ose ujë. Dreka: Kungulleshka të pjekura në skarë (300 gr), një pjesë mish (200 gr), 1 kivi ose disa kumbulla dhe një gotë çaj të gjelbër. Zamra: Kungulleshka të pjekura (250 gr), sallatë me lakër dhe karota (250 gr), një gotë lëng molle. Darka: 100 gr kumbulla të thata ose 2-3 kumbulla, një gotë lëng molle ose çaj të gjelbër.

(Kosova Sot)