Shëndosh si thana

  • 20 March 2017 - 08:36
Shëndosh si thana

Për vlerën shëruese të frutave të kuq, thanës në këtë rast, është ditur që moti, prandaj edhe ka lindur thënia "i shëndetshëm si thanë". Thana ka vlera të larta shëruese në krahasim me disa fruta të tjerë. Pos vetive shëruese, është edhe ushqyese. Në frutat e saj ka shumë sheqer, acide organike, vitamina, pektinë. Fryti posedon një sasi të madhe me vitaminë C, madje, sipas disa studimeve që janë bërë, thana përmban më shumë sasi të vitaminës C sesa që përmbajnë limoni dhe portokalli.raporton Gazeta Kosova Sot

Edhe më lart e kemi cekur se thana si lloj i pemës, që për fat të keq ka filluar të harrohet, ka shumë veti të dobishme për shëndetin në krahasim me pemët të tjera, pasi përmban shumë përbërës natyralë. Kërcelli, gjethet dhe fryti janë shumë të fortë dhe sipas ekspertëve janë edhe rezistentë ndaj sëmundjeve dhe dëmtimeve të ndryshme që mund të shfaqen me kalimin e kohës, e kjo ndikon që të jenë shumë të shëndetshme, pasi si të tilla nuk kërkojnë ndërhyrje me pesticide për t'i mbrojtur nga sëmundjet. Kjo është dëshmia më e fortë se thana gjithmonë është e shëndetshme, me vlera ushqyese, derisa është krejt natyrale.

(Kosova Sot)