Qelizat e kancerit vdesin, kur i hani këto ushqime - Shëndetësia - Kosova Sot
Qelizat e kancerit vdesin, kur i hani kėto ushqime

Qelizat e kancerit vdesin, kur i hani kėto ushqime

Disa nga artikujt, që jua paraqesim më poshtë, janë shndërruar në artikuj shumë popullorë dhe të rrallë janë ata që nuk i pëlqejnë. Nëse i konsumoni rregullisht, mund të parandalojnë rritjen e tumoreve, madje në mënyrë më efektive sesa kimioterapia,transmeton gazeta Kosova Sot.

VERA E KUQE

Substanca resveratrol në lëvoren e rrushit është një antioksidues i fuqishëm, që e hasim edhe në verën e kuqe. Ky antioksidues përmirëson punën e zemrës dhe ngadalëson plakjen. Vera e kuqe, pasi e përmban këtë përbërës, sugjerohet për të përmirësuar tolerancën ndaj glukozës, punën e zemrës dhe prodhimin e energjisë. 

Image

DOMATET

Studimi i fundit në Harvard ka treguar se njerëzit që rregullisht konsumojnë domatet e ziera për 50 për qind më pak janë të rrezikuar nga kanceri në prostatë. Studimi ka gjetur fakte se domatet përmbajnë sasi të lartë të likopenit. Domatet e ziera janë më efektive sesa të freskëta, parandalojnë rritjen dhe përhapjen e kancerit. 

Image

BORONICAT DHE MJEDRAT

Boronicat dhe mjedrat kanë aftësi të luftojnë kancerin, sidomos kancerin e vezoreve. Efikasiteti i tyre është gjetur në fitokemikatet (ngjyra e tyre vjen nga fitokemikatet) për të cilin edhe është dëshmuar se është efektiv në parandalimin e kancerit. 

Image

ÇOKOLLATA E ZEZË

Një ëmbëlsirë me shije të hatashme. Çokollata e zezë është shumë e dobishme për shëndetin e zemrës, lumturinë në përgjithësi, por shumë efektive edhe në luftën kundër qelizave të kancerit. 

Image

KAFEJA DHE ÇAJI I GJELBËR 

Shumë popullore, kafeja dhe çaji i gjelbër njihen fare mirë për efektin e tyre në rritjen e mundësive në parandalimin e zhvillimit të kancerit.

Image

 

SHAFRANI

Shafrani njihet fare mirë për shumë veti të dobishme në shërbim të shëndetit, por gjithsesi se e ka edhe rolin e vet në parandalimin e zhvillimit dhe të përhapjes së kancerit.  

Image

 

(Kosova Sot)

18 orë e 13 minuta më parë