Shkencëtarët dëshmojnë se vitamina C është efikase kundër kancerit

  • 20 March 2017 - 18:51
Shkencëtarët dëshmojnë se vitamina C është efikase kundër kancerit

Hulumtimi i fundit shkencor ka dëshmuar se vitamina C ka efekt të veçantë në qelizat amë të kancerit dhe mundet të ndikojë në shkatërrimin e indit të kancerit. Revista "Oncotarget" ka publikuar rezultatet e studimit, të kryera në universitetin në Mançester dhe kanë ardhur në përfundim se vitamina C është më efikase deri dhjetë herë në luftën kundër qelizave të kancerit, në krahasim me ilaçin "2-DG", i cili ende është në testim, transmeton gazeta Kosoa Sot.

Edhe fituesi i çmimit 'Nobel', Linus Pauling, më herët e ka vërtetuar se vitamina C mund të përdoret në shërimin e kancerit, e terapia me vitamina C për 25 për qind ka ulur rrezikun nga kanceri te pacientët në Japoni. 

(Kosova Sot)