Ushqimet që duhet t'i shmangni për të humbur në peshë

  • 21 March 2017 - 19:25
Ushqimet që duhet t'i shmangni për të humbur në peshë

Ekziston një numër i madh i ushqimeve që nuk lejohen t'i konsumoni derisa tentoni të humbni në peshë. Edhe pse kur ju thuhet të mos i konsumoni disa ushqime gjatë dietës e vështirëson qëllimin tuaj, në fakt janë disa ushqime që vetëm se e vështirësojnë mundin tuaj në këtë drejtim, trasmeton gazeta Kosova Sot Online.

RRUSHI

Rrushi është i shëndetshëm dhe i hatashëm për trup, nuk është diçka që duhet shmangur në tërësi, por kufizojeni konsumimin e tyre. Rrushi është i shijshëm, por përmban sasi të madhe të sheqerit. Përmbajtja e sheqerit në rrush shkakton dëshirën për zamra të ëmbla dhe krijojnë një cikël të dëmshëm për të konsumuar sheqerna të dëmshme derisa konsumoni rrush. Mund ta pakësoni këtë sasi duke përgjysmuar konsumimin e rrushit dhe duke e zëvendësuar me proteina. Kështu, në vend se të hani një pjatë me rrush, përgjysmojeni dhe hani djathë me pak kalori. Proteinat në djathë ju mundësojnë të mbani në nivel sheqerin në gjak.

Image

 

ORIZI I BARDHË

Orizi i bardhë nuk është opsioni më i shëndetshëm. Ka më pak vlerë ushqyese në krahasim me orizin e vrugët. Orizi i bardhë është burim i lartë me sheqer dhe shpejt tretet në trup. Kështu me gjasë rritet niveli i sheqerit në gjak dhe ju shtyn të hani më shumë ushqime të pasura me sheqer, yndyrë ose kripë. Kërcimi i shpejtë në nivelin e sheqerit po ashtu shkakton që nivelet e energjisë të çrregullohen. Trupi juaj do të fillojë të konsumojë më shumë ushqim si pasojë e mungesës së energjisë. Orizin e bardhë thjesht mund ta zëvendësoni me orizin e vrugët. Kjo ndihmon të keni nivel stabil të sheqerit në gjak dhe parandalon zamrat shtesë.

Image

 

 

PIJET DIETALE

Pijet dietale zakonisht thuhet se kanë zero kalori dhe zero kafeinë, por këto pije zëvendësojnë shijen e lëngjeve duke përdorur shije dhe ëmbëltues. Pijet dietale thuhet se rritin peshën e konsumatorit që asistohet me humbje në peshë. Thuhet se kjo bëhet si pasojë e ëmbëltuesit artificial. Sheqernat artificiale rritin nevojën e trupit për të konsumuar më shumë ushqime të pasura me sheqer. Kështu fillon konsumimi i ushqimeve të shpejta dhe është e vështirë për t'i kontrolluar. Pa marrë parasysh se cila është arsyeja se shtoni në peshë, shmangni të pini pijet dietale. Përcaktohuni për opsione më të shëndetshme, si lëngjet e frutave apo ujë.

Image

 

 

 

DISA DRITHËRA

KAFJALLI Shumica e drithërave të kafjallit kanë pak kalori dhe yndyrë, në krahasim me ato që janë dizajnuar për fëmijët. Po ashtu ka drithëra kafjalli të caktuara për të rritur që përgatiten me sasi të madhe të sheqerit. Sheqeri mundet të provokojë dëshirë për ushqim dhe shkakton rreziqe të shumta për shëndetin. Mundet të shkaktojë diabetin, mbipeshën dhe probleme me zemër. Duke konsumuar llojet e tilla të drithërave, do ta pengoni humbjen në peshë. Kur t'i zgjidhni drithërat, zgjidhni ato që përmbajnë fibra dhe proteina.

Image

 

 

ZAMRAT ME PAK KALORI

Janë shumë zamra tani nëpër treg me mbishkrimin "pa sheqer", "shumë fibra" dhe zakonisht "pak kalori". Megjithëse mund të mendoni se konsumimi i ushqimeve të tilla trupit tuaj do t'i bëjë mirë, nuk do të jetë ashtu. Duke zëvendësuar shujtat e rregullta për zamra me pak kalori, kështu vetëm do ta lini trupin për të kërkuar më shumë. Parandaloni urinë dhe konsumimin e tepërt të zamrave duke i zëvendë- suar me shujta të plota e të rregullta. 

Image

 

 

(Kosova Sot)