Ushqimi i dëmshëm shton rrezikun për vdekje

  • 21 March 2017 - 19:49
Ushqimi i dëmshëm shton rrezikun për vdekje

Hulumtimi i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjeron se në vitin 2015, ushqimi i dëmshëm ka rezultuar me rreth 400.000 raste të vdekjeve, duke shkaktuar sëmundjet e zemrës dhe sulmin në tru, trasmeton gazeta Kosova Sot

Shtimi i rrezikut për vdekje ishte ndërlidhur me konsumimin e shtuar të kripës dhe yndyrave trans, por edhe me mospërfshirjen pemëve dhe perimeve dhe drithërave. Efekti negativ i ushqimit të dëmshëm ishte më i theksuar te meshkujt. Rezultate e fundit tregojnë se ushqimi cilësor mundet t'i përgjysmojë vdekjet si pasojë e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular. 

(Kosova Sot)