Kombinimet e ushqimeve, që e ndihmojnë tretjen

  • 22 March 2017 - 18:38
Kombinimet e ushqimeve, që e ndihmojnë tretjen

Mbajtja si duhet në funksion të organeve të tretjes është e rëndësishme në mënyrë që nutrientet, që vijnë bashkë me ushqimin që e konsumojmë të absorbohen nga efikasiteti i trupit. Lajmi i mirë është se janë disa mënyra të ndryshme në të cilat mund ta përmirësoni tretjen dhe nuk do të vuani nga efektet anësore si, fryrjet, refleksi dhe tretja e dobët. Një nga këto mënyra është për ta zgjedhur kombinimin e duhur në ushqimin tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot.

FRUTAT KONSUMONI TË VETME

Nëse mendoni të hani fruta bashkë me shujtën, do të ishte mirë menjëherë ta ndryshoni këtë shprehi, në mënyrë që t'i ndihmoni tretjes. Hulumtuesit besojnë se konsumimi i frutave, si të vetme, është shumë më e shëndetshme se sa kur kombinohen me ushqime të tjera, sepse tretet shumë më shpejtë.

Image

PULË ORGANIKE DHE SALLATË ME LAKËR JESHILE

Ky kombinim është i përsosur për ata që kanë nevojë për më shumë proteina në sistemin e tyre, por më pak kalori. Mund ta piqni apo ta fërgoni në një enë me vaj ulliri derisa gjoksin e pulës e kombinoni me sallatë nga lakra jeshile për dozë më të shëndetshme me vitamina dhe do ta përmirësoni edhe punën e tretjes gjithashtu. 

Image

PERIME ME GJETHE TË GJELBËR BASHKË ME SHUJTË

Një tjetër kombinim që vjen si kombinim i rekomanduar është duke shtuar perime të gjelbra shujtave tuaja. Perimet e gjelbra si spinaqi, brokoli, lakra jeshile, lakra, jo vetëm se përmbajnë vitamina dhe minerale, po ashtu përmbajnë fibra dhe antioksidues që janë të rëndësishme për shëndetin në përgjithësi. 

Image

SALMONI I EGËR ME SPECA DHE QEPË 

Salmoni është ushqimi i duhur nëse dëshironi që zemrës t'i dhuroni shëndet. Ky peshk është i pasur me aminoacidet omega 3, që e përmirëson shëndetin kardiovaskular. Duke shtuar qepë dhe speca, po ashtu furnizoheni edhe me minerale dhe vitamina esenciale, që pos se e përmirësojnë shëndetin e zemrës e forcojnë edhe sistemin imun. 

Image

SHALQIRI TË HAHET I VETËM

Nëse shalqirin e keni konsumuar pas shujtës, i keni vërejtur efektet anësore si fryrje, gazra. Kjo ndodh për faktin se shalqirin duhet ta hani të vetëm. Më së miri është ta konsumoni atëherë kur stomaku juaj është i zbrazët dhe nuk e keni ndërmend të hani ndonjë lloj tjetër të ushqimit. 

Image

YNDYRAT JANË NË RREGULL

Nuk ka gjë më të gabuar me konsumimin e yndyrave dhe vajrave tjera sepse ato mund të kombinohen pothuajse me gjithçka, përpos me fruta. Megjithëkëtë, duhet t'i konsumoni në sasi të vogël sepse mund ta ngadalësojnë tretjen. Është më së miri që një shujtë me yndyrë ta hani më vonë gjatë ditës ose prisni deri pesë orë së paku para se të hani përsëri.  

Image

 

(Kosova Sot)