"Ibuprofen" apo "paracetamol": Ja kur cilin duhet përdorur

  • 23 March 2017 - 08:44

Nga dhimbjet menstruale e deri te ato në shpinë dhe dhimbje të kokës, njerëzit më së shpeshti vrapojnë pas analgjetikëve, të cilët i kanë pranë, duke mos qarë kokën se cili është më i miri për t'u përdorur. Më së shpeshti përdoren ilaçet, si "paracetamol" ose "ibuprofen", por me rëndësi është të dihet se secili prej tyre ka efektet e veta anësore dhe duhet pasur kujdes me përdorimin e tyre,transmeton gazeta Kosova Sot.

Derisa "ibuprofeni" bllokon prodhimin e substancave të ndryshme kimike në trup, përfshirë prostaglandinet që shfaqen si përgjigje ndaj sëmundjes, "paracetamoli" bllokon enzimat e tjera në tru dhe palcën e kurrizit dhe kështu ndalon dhimbjen. Për ftohje dhe dhimbje të kokës më i mirë është "paracetamoli". "Paracetamoli" është zgjedhje më e mirë në shërimin e simptomave klasike të ftohjes, në krahasim me ilaçet e tjera që bazohen në "ibuprofen". Ekspertët nga Anglia thonë se "paracetamoli" qetëson simptomat e rrjedhjes së hundës, fytin e pezmatuar, kollën dhe teshtitjen. Për dhimbje të eshtrave, shpinës dhe barkut, më i mirë është "ibuprofeni". Ata me lukth të ndjeshëm duhet shmangur "ibuprofenin", sepse në mënyrë agresive ndikon në muret e lukthit. 

(Kosova Sot)