Aspirina që merret për hollim të gjakut, dyfishon rrezikun për sulm në zemër

  • 23 March 2017 - 16:37
Aspirina që merret për hollim të gjakut, dyfishon rrezikun për sulm në zemër

Aspirina që merret nga mijëra njerëz për ta holluar gjakun dhe për të shmangur sulmin e mundshëm në tru, sipas ekspertëve e dyfishon rrezikun për sulm në zemër. Në studim kishin marrë pjesë rreth 30,000 pacientë, të cilët vuanin nga "atrial fibrillation". Sëmundje e zemrës kjo që shkakton të rrahura jo të rregullta të zemrës, që ishin shumë të rrezikuar, nëse kishin marrë aspirinë, më shumë se me secilin ilaç tjetër.raporton Gazeta Kosova Sot

Ekspertët nga universiteti në Sauthempton dhe universiteti në Mastriht kanë ekzaminuar të dhënat shëndetësore të njerëzve që ju ishte përshkruar "warfarin", aspirinë ose një gjeneratë e re e pilulave për të parandaluar pikën në tru. Ata kishin zbuluar se pacientët që kishin marrë aspirinë, për 1.9 herë ishin më të rrezikuar nga sulmi akut i zemrës në krahasim me pacientët tjerë që kishin marrë "warfarin". Autori i studimeve Dr. Leo Stolk, nga Mastrihti thotë: 'Ne kemi identifikuar një rrezik të shtuar për sulm në zemër, midis përdoruesve aktual dhe përdoruesve në të kaluarën që kishin marrë aspirinë'. Studimi ishte publikuar në revistën shkencore "British Journal of Clinical Pharmacology". 

(Kosova Sot)