Lëngjet, që luftojnë infeksionet në traktin urinar

  • 23 March 2017 - 19:11
Lëngjet, që luftojnë infeksionet në traktin urinar

Infeksioni i traktit urinar shfaqet në ato momente, kur mikroorganizmat e dëmshëm e kolonizojnë traktin tuaj urinar, përfshirë këtu veshkat dhe fshikëzën e tëmthit. Kjo gjendje mund të shkaktojë dhimbje dhe infeksione shumë serioze dhe duhet të trajtohet sa më shpejt që është e mundur. Në vijim ju paraqesim disa lëngje natyrale si ta parandaloni apo ta shëroni këtë gjendje, nëse tashmë jeni të infektuar,raporton Gazeta Kosova Sot

LËNGU I TRANGUJVE Trangujt kanë një përmbajtje prej 90 për qind ujë dhe posedojnë shumë antioksidues esencialë, vitamina dhes shumë minerale. Këto cilësi, duke marrë parasysh edhe efektin si një diuretik që e kanë, do të thotë se lëngu i trangujve ndihmon në rritjen e prodhimit të urinës për ta pastruar traktin urinar. Ky lëng natyral heq helmet nga trupi dhe lëngjet, që kanë mbetur në sistem, duke kontrolluar rritjen e baktereve në të njëjtën kohë. Përbërësit: • 1/2 e trangullit • 1 gotë me ujë (200 ml) Përgatitja: • Pastroni mirë trangullin, e qëroni dhe e përzieni në blender bashkë me një gotë ujë. • Vazhdoni me përzierjen, derisa të shndërrohet në një masë homogjene dhe e konsumoni. • Pini dy gota në ditë për të lehtësuar infeksionin.

Image

 

ÇAJ XHENXHEFILI Xhenxhefili lufton inflamacionet, shëron dhimbjet dhe vepron si antibiotik, që ndihmon në trajtimin e infeksioneve në traktin urinar. Duke e konsumuar këtë çaj, do të qetësoni secilën dhimbje që e ndjeni në abdomenin e ulët dhe shtoni largimin e lëngjeve shtesë për të pastruar traktin urinar Përbërësit: • 1 lugë xhenxhefil të bluar (10 gr) • 1 gotë ujë (200 ml) • Mjaltë Përgatitja: • Vloni ujin dhe më pas shtoni lugën me xhenxhefil të bluar. • E lini të qëndrojë për disa minuta, e përzieni lëngun dhe e pini çajin. • Pini deri tri gota në ditë. • Po ashtu, mund të vendosni ta ëmbëltoni përgatitjen me një lugë mjaltë.

Image

 

LËNGU ME BORONICA TË KUQE Boronicat e kuqe përmbajnë substanca kundër baktereve dhe veprojnë si antioksidues, që kontrollojnë rritjen e baktereve të dëmshme. Efektet e tyre alkaline pastrojnë hapësirën me acide të baktereve dhe parandalojnë infeksionin e traktit urinar. Përbërësit: • 1/2 e gotës lëng të boronicave të kuqe (100 ml) • 1/2 e gotës ujë (100 ml) • Mjaltë Përgatitja: • Përzieni gjysmë gotë lëng të boronicave të kuqe me gjysmë gotë ujë dhe ëmbëltoni me pak mjaltë. • Konsumoni këtë përzierje, kur ndjeni shenjat e para të një infeksionit të mundshëm në traktin urinar dhe përsëriteni këtë sasi dy herë brenda ditës.

Image

 

LËNGU ME SHALQI Shalqiri i ofron trupit të njeriut një sasi të madhe me antioksidues dhe përbërës kundër inflamacioneve, që lehtësojnë problemet, që ndërlidhen me infeksione të traktit efekti i shalqirit si një diuretik rregullon nivelin e lëngjeve në inde, që po ashtu i pastrojnë veshkat dhe veprojnë pozitivisht në shëndetin dhe funksionimin e tyre Përbërësit: • 2 rriska shalqi • 1 gotë ujë (200 ml) Përgatitja: • Përzieni rriskat e shalqirit me ujë derisa të fitoni një masë homogjene. • Konsumoni dy gota të këtij lëngut në ditë, për ta kontrolluar infeksionin.

Image

 

(Kosova Sot)