Detoksikimi dhe luftimi i inflamacioneve me supën me perime

  • 24 March 2017 - 18:56
Detoksikimi dhe luftimi i inflamacioneve me supën me perime

Ka shumë lloje të ndryshme për të përgatitur perimet, kështu që ndihuni të lirë për të ndryshuar gjithç- ka që nevojitet për ta përmirësuar shijen tuaj. Nëse flasim për copëtimin e tyre, nuk duhet t'i preni në pjesë të mëdha, pasi ju nevojitet shija maksimale. Kur ta keni përgatitur, supën mund ta ruani në frigorifer nga tri ditë deri në tre muaj, trasmeton gazeta Kosova Sot 

ÇFARË MUND TË VENDOSNI NË ENË?

Siç e kemi thënë më lart në tekst, nuk ju nevojiten perimet më të mira në botë për të përgatitur këtë ushqim. E vërteta është se mund të përgatisni skrapin, gjethet, gjithçka që keni në ato momente në frigorifer. Disa përbërës të veçantë që mund t'i përfshini janë patatja e ëmbël, kungulli, varësisht nga shija. Nëse vërtet dëshironi të përgatisni këtë supë aziatike, duhet t'i shtoni shafran, xhenxhefil, koriandër, anis ose bar limoni

Përbërësit: 2 karota të copëtuara; 6 kërpudha; 4 thelpinj të hudhrës; 1 qepë; 1 gjethe të dafinës; 2 kërcej selino; 1 pjesë xhenxhefili; 1 rozmarinë të skuqur; 1 lugë kripë; 1 lugë vaj ulliri; 1 lugë piper kokrra; 10-12 gota ujë.

Udhëzimet:

1. Perimet i copëtoni mirë: kjo do të thotë s'duhet t' pastroni mirë, por nuk është e domosdoshme t'i qëroni. 2. Përgatisni një enë të madhe për të gjitha perimet. Ngroheni vajin dhe shtoni kripë dhe qepë. 3. Pastaj shtoni hudhër dhe xhenxhefil, dhe i përzieni për 1-2 minuta. 4. Shtoni rozmarinë, gjethen e dafinës, karotat, kërpudhat, të gjitha erëzat dhe selinon, dhe përzieni bashkë për 3-5 minuta. 5. Në këtë pikë jeni të gatshëm të shtoni ujin dhe filloni me përzierjen. Shtoni sasinë e duhur të ujit, disa preferojnë më pak. Nëse shtoni më shumë ujë, shija do të jetë më e butë. 6. Porsa t'i vëreni flluskat, kjo do të thotë se vlimi ka arritur pikën më të lartë dhe duhet ta ulni temperaturën. 7. E lini të qëndrojë për një orë, pa e përzier. 8. Një orë më pas, e hiqni enën nga pllaka dhe i hiqni perimet. 9. Perimet i derdhni në enë dhe e ftohni, por jo të ngrihet.  

(Kosova Sot)