Shkencëtarët zbulojnë cila vitaminë gjatë shtatzënisë parandalon autizmin

  • 25 March 2017 - 08:20
Shkencëtarët zbulojnë cila vitaminë gjatë shtatzënisë parandalon autizmin

Shkencëtarët kanë zbuluar se cila vitaminë parandalon shfaqjen e autizmit që në shtatzëni, por me konsumimin e vitaminës të gjitha nënat duhet pasur kujdes. Marrja e vitaminave gjatë shtatzënisë ka domethënie të madhe për shëndetin e foshnjës dhe shtatzënës, e studimi më i ri ka treguar se një vitaminë e caktuar mundet ta ulë rrezikun nga lajmërimi i autizmit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Nënat e ardhshme që marrin suplemente të vitaminave D gjatë pjesë së parë të shtatzënisë mund të parandalojnë shfaqjen e autizmit te fëmijët e tyre, ka dëshmuar hulumtimi i kryer në Australi. Të dhënat e studimit i shkojnë për shtati edhe studimeve më të hershme që e kanë dëshmuar se shtatzënat në nivel të ulët të vitaminave D në javën e 20-të të shtatzënisë, me gjasë do të lindin fëmijë me autizëm që do të theksohet më shumë deri në moshën gjashtë vjeçe. Derisa me të madhe është e njohur se vitamina D është vitale për të pasur eshtra të shëndetshëm, tash ekziston edhe fakti se e lidh me rritjen e trurit. Është e nevojshme të vërtetohet se cila është doza me vitamina D, që është e sigurt për shtatzënat. 

(Kosova Sot)