Së shpejti ilaçi kundër plakjes

  • 25 March 2017 - 15:56
Së shpejti ilaçi kundër plakjes

Eksperimentet e ekspertëve nga Holanda, në bazë të hulumtimeve në minj, përmes ilaçit më të ri sugjerojnë se si me ndihmën e ilaçit mund të ndalojnë disa aspekte të plakjes. Minjtë e trajtuar kanë arritur një qëndrueshmëri më të fortë dhe funksione më të forcuara të disa organeve. Efekti i ilaçit është bazuar në largimin e qelizave që kanë ndaluar së vepruari. Këto qeliza kanë rol në shërimin e plagëve dhe në parandalimin e rritjes së tumoreve. Ekspertët konsiderojnë se shumë shpejt ilaçin do ta aplikojnë edhe te njerëzit,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)